DASH: Korrupsioni ka mbytur drejtësinë

51

AP_HRRbriefing_432_1Departameti amerikan i Shtetit thekson në një raport të botuar sot, se problemet kryesore në Shqipëri në fushën e të drejtave të njeriut,  kanë të bëjnë me korrupsionin e përhapur në të gjitha degët e qeverisë, veçanërisht në sistemin e drejtësisë.

Në raportin e tij të përvitshëm për gjendjen e të drejtave të njeriut në botë, Departamenti i Shtetit thekson se ndër problemet e tjera kryesore në Shqipëri gjatë vitit 2013 kanë qënë bllokimi i reformave, veçanërisht bllokimi i luftës kundër korrupsionit, ndërsa partitë politike e përqëndruan vëmendjen në zgjedhjet e qershorit.

Pandëshkueshmëria, thuhet në raport, është një tjetër problem. Përpjekjet e qeverisë për të ndëshkuar zyrtarë që kanë kryer shkelje kanë qënë sporadike dhe jo të vazhdueshme. Zyrtarët qeveritarë dhe politikanët, si dhe gjykatësit dhe ata me interesa të fuqishme biznesi, shpesh i kanë shpëtuar drejtësisë.

Disa zyrtarë më të vegjël janë ndëshkuar për shkelje. Disa zyrtarë qeveritarë, që ishin përfshirë qartazi në raste abuzimesh, u hoqën nga postet e mëparshme dhe u vendosën në poste të tjera qeveritare, pa asnjë lloj ndëshkimi.  Shkleje të tjera serioze për Shqipërinë në fushën e të drejtave të njeriut,  sipas raportit, janë dhuna në familje dhe diskriminimi i grave. /VOA/