Madrilenët humbën shumë raste në pjesën e parë, ashtu sikurse edhe lojtarët e Borusias, ndërsa në të dytën në minutën e 82-të shënohet goli i parë. Benzema rihap shpresat e Realit, ndërsa në të 88’ është Serxio Ramos që shënon dhe golin e dytë.
“Galaktikët” shpresojnë dhe te një tjetër gol në 6 minutat shtesë, por nuk ia arrijnë dot. Fitorja 2-0 nuk i mjafton dhe i japin fund ëndrrës për të fituar trofeu e 10-të, ndërsa i hapin rrugë Borusias, e cila pas festës në kryeqytetin spanjoll, do të presë e qetë kundërshtarin e finales që do të përcaktohet nga përballja mes Barcelonës dhe Bajernit të Mynihut.