Në seancën e sotme do të hidhen për votim edhe amendamentet e partive politike. Kreu i PD, Lulzim Basha i bëri dje ftesë Ilir Metës që të bashkojnë votat për të miratuar ndryshimin në paketën fiskale për të ulur taksimin për biznesin fason. PD propozoi 39 amendamente, të cilat u bazuan në konsultimet me grupet e interest, por dhe në premtimet elektorale me të cilat sipas PD-së, PS fitoi zgjedhjet e 23 qershorit.
Sot ministri e Ekonomisë Arben Ahmetaj dhe nënkryetari i LSI, Petrit Vasili bënë të ditur se qeveria ka rënë dakort që për biznesin fason të ketë një Paketë të vecantë që pritet të harthet brenda Pranverës të vitti 2914. Kjo pas një kërkese të LSI.
Vetëm një ditë më parë Qeveria ka rrëzuar propozimin e deputetëve të LSI, që tatim-fitimi për biznesin fason të mos të rritet në 15 për qind, por të ruhet në masën aktuale 10 për qind.