Në këtë takim do të jenë të pranishëm kryeministri, shefi i Shtabit të Përgjithshëm dhe një pjesë e mirë e kabinetit qeveritar. Mbledhja do të zhvillohet sot në orën 10:30 në ambientet e Presidencës. Ndër të tjera, mësohet se kreu i shtetit i ka bërë një ftesë kryetarit të Partisë Demokratike, për të qenë i pranishëm në këtë takim mes palësh.
Mirëpo, kjo gjë nuk është pritur fare mirë nga mazhoranca dhe kryeministri Rama, pasi sipas tyre ky vendim është absurd dhe i paprecedentë.
Nga ana tjetër, për kreun e shtetit kjo ftesë që i është bërë Lulzimit, konsiderohet normale pasi edhe opozita dhe përfaqësuesit e saj kanë vendin dhe rolin që u takon me të drejtë, aq më tepër kur flitet për sigurinë dhe stabilitetin e vendit.
Sipas nenit 13 të ligjit themeltar të shtetit shqiptar, pika 5, “Anëtarë të Këshillit të Sigurisë Kombëtare janë: kryetari i Kuvendit, kryeministri, ministri i Punëve të Jashtme, ministri i Mbrojtjes, ministri i Rendit Publik, ministri i Pushtetit Lokal, ministri i Financave, ministri i Transportit, shefi i Shtabit të Përgjithshëm, drejtori i Shërbimit Informativ Shtetëror”.