ALFRED PEZA: Mid’hat Frashëri, dimensioni i panjohur i një “Ballisti”!

Janë thënë shumë orët e fundit, e me sa duket do të shkruhet e flitet edhe më shumë në orët e ditët në vijim për Mid’hat Frashërin ose siç e njohim me emrin e artit, Lumo Skëndon. Jo thjeshtë dhe vetëm se eshtrat e tij, pas plot shtatë dekadash u rikthen nga SHBA për tu prehur në atdhe, por edhe për shkak se kemi të bëjmë me figurën ideale të dikujt që deri dje ishte kufiri që ndau komunistët nga antikomunistët, ndërsa sot si personaliteti që mund të bashkojë vlerat reale të shqiptarizmës, përtej syzeve politike dhe ideologjike. Sigurisht që do ketë edhe kundërshtime, debate, akuza dhe kundërakuza nga të gjithë ata që janë mësuar që ta shohin jetën e individit si edhe historinë, ose bardhë ose zi. Ose sipas parimit se tek çarçafi i bardhë, ne shohim vetëm pikën e zezë.

Vetëm në Shqipërinë e djeshme mund të jesh tradhëtar edhe nëse je i biri i njërit prej korifejve të Rilindjes Kombëtare, je Kryetari i Kongresit të Manastirit, je zëvendësi i Gjergj Fishtës në Komisionin për Hartimin e Alfabetit me gërmat latine të oksidentit, je një ndër etërit themelues të shtetit të ri, firmëtar i aktit të Pavarësisë së Shqipërisë, je ministri i botores në qeverinë e parë të Ismail Qemalit, e kështu me radhë. Janë cituar shumë thënie nga Mid’hat beu e do të citohen edhe shumë, për aq kohë sa as ai, as figura dhe vepra e tij, nuk janë ndriçuar ende me dritën që meritojnë, për të na u shpërfaqur me gjithë përmasën e vet reale. Eshtë përmendur gjithashtu testamenti i tij, librat dhe veprat e tij, shkrimet, letrat dhe publicistika e tij.

Do të doja që të ofroja sot një letër që e kam gjetur gjatë kërkimeve të mia, në arkivin e Ministrisë së Punëve të Jashtme. Eshtë pak e njohur jo vetëm përmbajtja, por mbi të gjitha duket interesante se nëpërmjet saj mund të ofrojmë nën dritën e re të fakteve një pasion, një dimension dhe një përmasë pak të njohur për të. Eshtë fjala për vizionin rreth pasurive të trashëgimisë së kulturës shqiptare, artefakteve, objeketeve arkeologjike dhe thesareve tona. Dihet se nga janari 1923 e deri në dhjetor të 1925 Mid’hat Frashëri mbajti detyrën e ministrit Fuqiplotë të Shqipërisë në Athinë. Më datën 12 tetor të 1925, pas një udhëtimi nga Tirana drejt kryeqytetit helen, ai i dërgoi këtë letër, ministrit të Jashtëm të asaj kohe Hysen Vrioni:

“Zoti Ministre! Duke shkuar nga Vlora, u interesova për punimet arkeologjike që po bën në Pojan, Instituti Francez dhe mësova se:

1.- z. Lala një mësonjës shkolle, që është vënë pranë arkeologut, ska as diturinë, as zellin dhe as zotësinë e duhur.

2.- Plaçkat e gjetura po shduken në një mënyrë misterioze por edhe fort lehtësisht të kuptueshme.

3.- Do gurë që janë dërguar në Fier, po rrijnë pa strehë.

4.- Shumë njerëz dërgojnë në Pojan që të marrin gurë për të shtëpi, gjë e cila prish gërmadhat.

Këto gjëra diskretitojnë shtetin tonë pranë të huajve, të cilët do të binden se Shqipëria nuk interesohet për sendet e saj morale dhe kulturore.

I lutem Shkëlqesisë Suaj të hini vërejtjen Ministrisë së Arsimit për nevojën e Kujdesjes që të mos dalë as një antikë jashtë Shqipërisë dhe të mos zhduket paskëndaj asnjë objekt i vogël që del nga Pojani.

Për këtë gjë duhet që të vihet pranë arkeologut (të huaj) një njeri i mësuar dhe i ditur, i zoti dhe zelltar, me qenë së kjo do të jetë një rast që të formojmë një arkeolog edhe në Shqipëri.”

Në përfundim si konkluzion në fund të kësaj shkrese, shkruhet:

“Unë do të rekomandonja, në qoftë se e pranonio, Atë Shtjefën Gjeçovi, françeskan, në Shkodër, njeri me kulturë dhe me dëshirë për tu okupuar me arkeologji.

Duke shpresuar se ky raporti im do të gjejë- për të mirën e diturisë në Shqipëri,- një mirëpritje pranë Shkëlqesisë Suaj, ju lutem z. Ministër, të pranoni, të falat e mia me nderime.”

Mithat Frashëri

Firma

Çështë ky pasion për arkeologjinë dhe pse e njihte me kaq shumë detaje këtë çështje një intelektual i fushës së letrave, librave dhe botimeve? A fshihet prapa kësaj letre, zelli i tepruar i një përfaqësuesi të shtetit shqiptar në Greqi? Apo mos kemi të bëjmë me një “furacak” që kërkon të zhbirilojë e të japë mendime edhe për tema që nuk i takojnë dhe çështje jashtë fushës së dijeve e detyrës së tij? Apo prapa kësaj letre, shihet një përmasë tjetër, jo shumë e njohur e një eruditi dhe intelektuali të klasit të parë?

Nëse kthehemi 15 vjet pas në kohë, në raport me letrën e shkruar nga Mid’hat Frashëri për ministrinë e Jashtme, e të shkojmë tek vendimet e Kongresit të Manastirit të cilin ai e drejtoi, do të shohim se nuk paska qenë edhe aq rastësi që përveç alfabetit, u mor një tjetër vendim me rëndësi të jashtëzakonshme historike, e cila për shkak të peshës së rëndë të 36 shkronjave shqipe, ka mbetur paksa në hije. Në nëntor të 1908, pra sot e 110 vjet përpara, aty u fol për nevojën urgjente të shpalljes së paprekshme të monumenteve të kulturës shqiptare. Në pikën 4 të vendimeve të këtij Kongresi, shkruhet: “Të gjithë objektet e vjetra që do të gjinden në katër vilajetet (shqiptare) të Manastirit, Janinës, Kosovës dhe Shkodrës duhet të mblidhen në një muze, në një qytet të Shqipërisë”.

Nëse e analizojmë pak më hollë, ky vendim nuk kishte lindur në një truall bosh dhe nuk ishte marë as aksidentalisht, e aq më pak rastësisht. Mid’hat Frashëri ishte djali i Abdylit, dhe nipi i Sami Frashërit, i cili rreth një dekadë përpara Kongresit, në manifestin e Rilindjes Kombëtare, veprën “Shqipëri çka qenë, çështë e çdo të bëhet” (botuar më 1899 në Bukuresht) shkruante: “Një musie (muze) e përgjithshme do të jetë në kryeqytet për të gjithë sa gjëra të vjetra, shtatuera, fytyra, gurë të shkruar etj, që do të gjendne në Shqipëri… dhe qeveria e kësaj musie do të mihij dhe rrëmojë gjithë vendetë dhe qytetet e vjetër për të kërkuar antikera”.

Asgjë nuk lind nga asgjëja dhe asgjë nuk mund të ndodhi rastësisht në këtë botë. Sikundër shihet edhe në këtë qasje të shkurtër, duket qartë se nuk ishte rastësi që Mid’hat Frashëri dhe familja e tij, pranë së cilës ai prehet sot në Tiranë, jo vetëm kontribuoi për të lartësuar Rilindjen Kombëtare, për shpalljen e pavarësisë dhe ndërtimit të institucioneve të qeverisë dhe shtetit të ri shqiptar. Por, siç duket paska hedhur edhe gurët e parë të themelit për ruajtjen e ADN-së së identitetit tonë kombëtar, që përfaqësohet nga objektet e trashëgimisë së kulturës shqiptare.

Më 1945 amaneti i Mid’hat Frashërit për të hapur me pasurinë dhe librarinë e tij “Lumo Skëndo”, një Institut Albanalogjie në Tiranë, nuk u përmbush. Fitimtarët e rinj jo vetëm e shkruan historinë e tij siç u duhej, por nuk kursyen së sekuestruari as koleksionet private të firmëtarëve të Deklaratës së Pavarësisë së Shqipërisë; Lef Nosi, Mustafa Merlika (Kruja) dhe… Mid’hat Frashëri.

Topalli: Opozita nuk po mbron interesat e qytetarëve

Ish kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli flet e indinjuar për opozitën e cila nuk po mbron interesat e qytetarëve por as po i jep asaj shpresën.

“Une nuk e di ca ben kjo,qe demek quhet opozite.. as nuk shkon ne parlament dhe as nuk djeg mandatet. Edhe bojkoton buxhetin por nuk bojkoton udhetimet jashte shteti me “ kundershtaret” shkruan Topalli në një opinioni të publikuar në facebook

Topalli shkruan se opozita duhej të ishte paradite në parlament në një moment të tillë kur diskutohet pr/buxheti i cili ‘çon vendin drejt destabilizimit financiar” dhe pasdite t’i dilte zot atyre,qe po i shkaterrojne shtepite pa i siguru nje çati per te jetuar.

Ajo akuzon Bashën se i ka lënë në baltë banorët e Astirit që preken nga Unaza e Madhe ashtu siç la ne balte kuksianet. “Sa per adet i çon 2-3 te emeruar te tij,qe askush nuk illogarit, dhe si Pilati lan duart”

Topalli e mbyll opinionin e saj duke u shprehur se vendin e kane marre peng 4 vete. “Keta 4 shahistet, qe nuk kane luajtur kurre shah, tani po luajne mbi dhimbjet e varren e nje populli. Keta duhen hedhur ne kanal”

Postimi

Qeveria aktuale ka shurlluar ndaj thirrjeve te FMN dhe Bankes Boterore per te bere kujdes me koncesionet, si nje rrisk i madh i destabilizimit te vendit.
Prej disa ditesh media te ndryshme kane leshuar alarmin per miliarda euro te tjera te parashikuara ne buxhetin e shtetit per Koncesionaret dhe oligarket e vendit.

Buxheti i dorezuar para disa javesh ne Kuvend,ne fakt po e çon vendin drejt destabilizimit financiar.

Nese ka nje arsye te madhe e te vetme per te cilen opozita duhet te jete ne Parlament eshte momenti ku diskutohet per leket e qytetareve, per rritjen e taksat e bizneseve, per rrogat e mesuesve, te infermiereve, te nepunesve; per pensionet e 600 mije shqiptareve, per shkollat e femijeve, per spitalet dhe shendetin e njerezve; per te mbrojtur vendin nga rreziku i destabilizimit financiar; per te shkuar ne arenen e debatit,per te cilet kane votuar shqiptaret, e per t’ i dal zot atyre; per te folur ne emer te tyre e vuajtjes se tyre, per te ngritur zerin per papunesine, per te bere beteje kundra rritjes se hendekut mes te varferise e oligarkeve.

Dhe pasdite pastaj per te shkuar gjithe Partia me i dal zot atyre,qe po i shkaterrojne shtepite pa i siguru nje çati per te jetuar.

Une nuk e di ca ben kjo,qe demek quhet opozite.. as nuk shkon ne parlament dhe as nuk djeg mandatet. Edhe bojkoton buxhetin por nuk bojkoton udhetimet jashte shteti me “ kundershtaret”.

Thote se do mbroj qytetaret qe do i prishin shtepite, por ne fakt ata i ka lene ne balte njelloj si la ne balte kuksianet,qe u ngriten kunder takses se Rruges Kombit; Sa per adet i çon 2-3 te emeruar te tij,qe askush nuk illogarit, dhe si Pilati lan duart.

Siç ka bere ne fakt perhere e per cdo gje .

Flet ne parim per oligarke , por nderkohe keta te fundit financojne arken e kunatit, sic tregon media.

Nuk shkon ne parlament dhe nuk çon kandidatura as per KQZ ( qe eshte votuar si formule me konsensus).

Thote se dua zgjedhje politike, por nderkohe nuk don te hyje as ne zgjedhjet lokale.

Flet per vjedhje te zgjedhjeve kur vete ishte ne qeveri me hajdutin dhe e votoi rezultatin e votimit me unanimitet( 7:0).

Thote se dua votim te ndershem, kur vete ka vrare voten brenda partise.

Ben sikur sulmon politikanet e majte, por pas deklarateve i con sms pergezimi.

Nese Edi Rama do mbahet mend si Kryeministri qe mbushi vendin me droge, LB do mbahet mend si njeriu qe shiti opozitarizmin dhe detyroi 600 000 shqiptare qe te ikin,sepse nuk shohin alternative as shprese.

Nuk shohin alternative se ata jane bashke. Dhe njelloj e quajne politiken jo mision sic duhet te jete, por loje shahu.

Vendin e kane marre peng 4 vete.

Keta 4 shahistet, qe nuk kane luajtur kurre shah, tani po luajne mbi
dhimbjet e varren e nje populli.

Keta duhen hedhur ne kanal!

Zbulimi, bastet sportive në duart e mafias italiane

Policia italiane ka zbardhur detaje nga megaoperacioni antimafia, i cili çoi në shkatërrimin e një organizate kriminale mafioze që kontrollonte bastet sportive online.

Operacioni i ekzekutuar në orën 4 të mëngjesit të sotëm ka impenjuar rreth 800 forca policore brenda e jashtë territorit italian.

Nën markën e kompanive të basteve sportive Planetwin365, RevolutionBet dhe Bet1128, kjo organizatë kriminale kontrollohej nga klanet mafioze Santapaola-Ercolano e Cappello të Cosa Nostras me aktivitetet në Katania, nga familja mafioze Tegamo në Regio Calabria nga mafioze Piromalli,Pesce dhe Bellocco në Gioa Taura e nga klani mafioz Parisi në Bari.

Përmes kompanive fantazmë të hapura jashtë territorit italian në 11 shtete të ndryshme, mes tyre dhe Shqipëria, ata realizonin transferime të paligjshme të shumave të mëdha të parave që përfitonin nga aktiviteti i paligjshëm i basteve online.

Siç e dëshmon dhe dokumenti investigativ i antimafias italiane, shumat e parave të përvetësuara nga fitimet e basteve transferoheshin nga shteti i Kuracao drejt Shqipërisë përmes një kompanie interpostale e më pas mbërrinin në Itali.

Atentat në lagjen Rus në Shkodër, një i vdekur

Të shtëna me armë në lagjen Rus të qytetit të Shkodrës.

Nga informacionet e para mësohet se personi i plagosur ka humbur jetën pak minuta më vonë.

Policia informon se kanë qenë dy persona me motor që i kanë dalë para dhe kanë qëlluar.

Pritet në minutat në vazhdim të ketë informacion me te detajuar.

Nuk dihet ende identiteti i viktimës.

Shpallet i pafajshëm Shpëtim Gjikën për 11 katëshin në qendër të Vlorës

Gjykata e Apelit e Vlorës shpalli të pafajshëm ish kryetarin e bashkisë së Vlorës, Shpëtim Gjika.

Ai akuzohej nga prokuroria e Vlorës për katër akuza dhe më konkretisht “Shpërdorim detyre”, “Fallsifikim dokumentash”, “Fshehje të provave të krimit” dhe “Ndërtim të paligjshëm”. Prokuroria kërkoi 9 vjet burg.

Vendimi u mor të hënën e 12 nentorit nga trupi gjykues i përbërë nga kryesuesja, Alma Liçaj dhe gjyqtarët Petrit Aliaj dhe Iliba Bezati.

Apeli shpalli të pafajshëm edhe ish-shefen e urbanistikës në bashkinë e Vlorës, Doriana Beharaj.

I përfshirë në këtë çështje biznesmeni Artur Haxhi, pronar i subjektit ndërtues “Turi&MZB” është dënuar me 3 vite burg, konvertuar në tre vite shërbim prove për akuzën e falsifikimit të dokumenteve zyrtar më shumë se një herë.

I fajshëm për akuzën e falsifikimit të dokumenteve është shpallur edhe Ridvan Mersini, i cili është dënuar nga gjykata me një vit burg të konvertuara në dy vite shërbim prove.

Akuzat e ngritura nga prokuroria ne tetor te vitit 2013, Shpëtim Gjika i ka quajtur vazhdimisht politike dhe nuk ka pranuar të ketë kryer asnjë abuzim me detyrë. Duke i qëndruar deri në fund të njëjtit variant.

Deri në shpalljen e vendimit të formës së prerë pas përfundimit dhe ezaurimit të të gjitha shkallëve të gjyqësorit, një pjesë e objektit (pallatit 11 katësh në qëndër të qytetit të Vlorës, do të vijojë të qëndrojë nën sekuestro administrative.

Gjykata e Vlorës e kishte dënuar me 4 vite burgim të konvertuara ne 2 vite shërbim prove si dhe ndalimin për tre vite të ushtrimit të funksioneve publike por me vendimin e Apelit ky dënim u rrëzua.

Shullazi dënohet me 14 vite burg

Gjykata e Krimeve të Rënda dha dje (13 nentor) dënimin për Emiljano Shullazin dhe anëtarët e bandës së tij.

Shullazi dënohet përfundimisht me 14 vite burgim për disa vepra penale si ajo e krijimit të një grupi të strukturuar kriminal, ndërsa është shpallur i pafajshëm për kërcënimin ndaj rektorit të Universitetit të Tiranës, Mynyr Koni dhe paraardhësit të tij, Dhori Kule.

Ai është shpallur fajtor për shtrëngim dhe kanosjen për dhënie pasurie në dëm të biznesmenit Ylvi Beqaj.

Nga shtatë akuza të ngritura nga Prokuroria, Shullazi shpallet fajtor për tre akuza.

Në vendimin e gjykatës thuhet se të pandehurit nuk përfitojnë lirim me kusht.

Prokuroria kërkoi në total 64 vite burg për bandën e Shullazit, ndërsa për vetë kreun e saj, Emiljano Shullazi kërkuan 17 vite burg.

Gjykata dha sot dënimin në total 55 vjet burg, 11 vjet burg më pak nga kërkesa e prokurorisë duke rrëzuar dhe disa akuza.

Ata do të kryejnë dënimin në një burgim të sigurisë së zakonshme, ndërsa masa e dënimit nis në momentin e arrestimit të tyre.

Avokatët akuzuan gjykatën se mori vendimin nën presionin politik.

Nga ana e saj Partia Demokratike theksoi se dënimi ndaj këtij grupi kriminal do të ishte më i rëndë nëse nuk do të kishte mbështetjen e qeverisë.

Dënimi për Emiljano Shullazin:

12 vjet për akuzën “shtrëngim me anë të kanosjes për dhënie pasurie në dëm të shtetasit Ylvi Beqaj”

10 vjet burg për “shtrëngim me anë të kanosjes për dhënie pasurie në dëm të shtetasit Jani Zaka, kryer në bashkëpunim”.

I pafajshëm për shkatërrimin e pronës me eksploziv në dëm të shtetasit Jani Zaka.

I pafajshëm për shtrëngim të dhënies së pasurisë për shtetasin Adriatik Kërçuku, pasi nuk provohet fajësia e tij.

I pafajshëm për shkatërrimin e pronës me eksploziv në dëm të shtetasit Adriatik Kërçuku.

Deklarimin e pafajshëm të Emiljano Shullazit të kanosjes për shkak të detyrës për shtetasin Mynyr Koni, pasi nuk provohet fajësia e tij.

Deklarimin e pafajshëm të Emiljano Shullazit të kanosjes për shkak të detyrës në dëm të shtetasit Dhori Kule, i kryer në bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal, pasi nuk provohet fajësia e tij.

Deklarimin fajtor të shtetasit Emiljano Shullazi për grup të strukturuar kriminal, me 8 vite burgim.

Në zbatim të nenit 55 të Kodit Penal, për caktimin e dënimit për disa vepra penale, i pandehuri Emiljano Shullazi dënohet me një burgim të vetëm prej 14 vitesh burgim.

Gilando Dani 12 vite burgim:

11 vite burgim për akuzën “shtrëngim me anë të kanosjes për dhënie pasurie në dëm të shtetasit Ylvi Beqaj” në formë të grupit të strukturuar kriminal.

8 vite burgim “shtrëngim me anë të kanosjes për dhënie pasurie në dëm të shtetasit Jani Zaka, kryer në bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal.

4 vite burgim për deklarimin fajtor të të pandehurit Gilmando Dani për krijim të grupit të strukturuar kriminal.

I pandehuri Dani dënohet me një dënim të vetëm 12 vite burgim

Endrit Qyqja, 10 vite burgim:

10 vite burgim për akuzën “shtrëngim me anë të kanosjes për dhënie pasurie në dëm të shtetasit Ylvi Beqaj” në formë të grupit të strukturuar kriminal.

3 vite burgim për deklarimin fajtor të të pandehurit Endrit Qyqja për krijim të grupit të strukturuar kriminal.

I pandehuri Qyqja dënohet me një dënim të vetëm 10 vite burgim

Endrit Zela 10 vite burg

10 vite burgim për akuzën “shtrëngim me anë të kanosjes për dhënie pasurie në dëm të shtetasit Ylvi Beqaj” në formë të grupit të strukturuar kriminal.

3 vite burgim për deklarimin fajtor të të pandehurit Endrit Zela për krijim të grupit të strukturuar kriminal.

I pandehuri Zela dënohet me një dënim të vetëm 10 vite burgim

Blerim Shullazi 9 vite burg

9 vite burgim për akuzën “shtrëngim me anë të kanosjes për dhënie pasurie në dëm të shtetasit Jani Zakaj në formë të grupit të strukturuar kriminal.

Deklarimin e pafajshëm të të pandehurit Blerim Shullazin për shkatërrimin e pronës me eksploziv ndaj shtetasit Jani Zakaj, kryer në bashkëpunim, pasi nuk provohet fajësia.

1 vit burgim për deklarimin fajtor të Blerim Shullazit për prodhimin dhe mbajtjen pa leje të armëve dhe municioneve.

2 vite burgim për deklarimin fajtor të të pandehurit Blerim Shullazi për krijim të grupit të strukturuar kriminal.

I pandehuri Blerim Shullazi dënohet me një dënim të vetëm 9 vite burgim

Procesi ndaj Emiljano Shullazit dhe grupit të tij zgjati 1 vit e katër muaj pas dërgimit të dosjes në gjykatë në korrik të vitit 2017

Eshtrat e Mid’hat Frashërit mbërrijnë në Shqipëri

Mbërrijnë në Shqipëri eshtrat e personalitetit të shquar të kulturës e të letrave shqipe, Mid’hat Frashëri.

Homazhet për Mid’hat Frashërin po zhvillohen në Akademinë e Shkencave prej orës 09:00, ndërsa eshtrat e tij do të varrosen pranë vëllezërve Frashëri në 11:30.

Për kthimin e eshtrave nga SHBA për në vendlindje të firmëtarit të pavarësisë dhe kryetarit të Kongresit të Manastirit, Këshilli i Ministrave akordoi fondin prej 3,239,400 lekë, për organizimin e procedurave të nevojshme ndërshtetërore.

Pritet vendimi i Gjykatës për dosjen ‘Shullazi’

Sot u zhvillua seanca e paraqitjes së konkluzioneve nga avokatët mbrojtës për katër të pandehurit, ndërsa mbrojtja për Emiljano Shullazin u zhvillua seancën e shkuar.
Avokati i Gilmando Danit pretendoi në Gjykatë se zëvendësimi i prokuroreve është i jashtëligjshëm
“Prokurorët që u zëvendësuan kishin përgatitur konkluzione absurde” ka deklaruar ai.

Avokatët e 5 të pandehurve kërkojnë pafajësinë për klientët e tyre.

Më 2 tetor Prokurorët kanë kërkuar në total 64 vite burg për të gjithë të akuzuarit.

Për Emiljano Shullazin, i cili është cilësuar si kreu i grupit të strukturuar kriminal, prokuroria kërkon 17 vjet burg, 10 vjet për Blerim Shullazin, 15 vjet burg për Gilmando Danin dhe nga 11 vjet burg për Endrit Qyqjen dhe Endrit Zelën.

Trupi gjykues i Gjykatës së Krimeve të Rënda është tërhequr për vendim lidhur me të pandehurit e dosjes “Shullazi”.

El Chapo, krimineli më famëkeq në botë gjykohet sot

Sot ka nisur në New York gjyqi i kriminelit më famëkeq në botë Joaquin “El Chapo” Guzman.

El Chapo akuzohet se për një çerek shekulli kontrabandoi kokainë në Shtetet e Bashkuara.

Gjyqi do zhvillohet nën masa të rrepta sigurie për të mbrojtur dëshmitarët, qytetarët e New York, si edhe vetë të pandehurin.

Guman përballet me 17 akuza që mbulojnë gati tre dekada të veprimtarive të dyshuara kriminale. Akuzat përfshijnë krime që lidhen me ndërtimin e një perandorie multimiliarë-dollarëshe të narkotikëve, duke përfshirë vrasje, dhunë dhe kërcënimi fizik.

Gjyqi i 61-vjeçarit konsiderohet si rreziku më i lartë në qytet që nga koha kur u planifikuan dhe u kryen shpërthimet në Qendrën Botërore të Tregtisë në viti 1993.

Guzman, para ekstradimit në SHBA vitin e kaluar nga Meksika, me sukses u arratis nga dy burgje të sigurisë së lartë.

Në një prej arratisjeve ai u zvarrit në një turnel të hapur jashtë burgut që çonte deri në qelinë e tij.

Alarm për bombë në Gjykatën e Xhenovas

Alarm bombë këtë mëngjes brenda gjykatës së Gjenovës, në qendër të qytetit. Sipas mediave italiane, çdo gjë do të kishte lindur nga një telefonatë anonime në numrin e policisë 112 para orës 10, ku iu referua një bombë brenda gjykatës.

Forca të policisë shkencore kanë evakuar ndërtesën e po kryejnë verifikimet e rastit.