Irlanda pro statusit për Shqipërinë

big_bushati_-_irlanedziMinistri i Punëve të Jashtme, Ditmir Bushati priti në një takim Ministrin e Çështjeve Evropiane të Irlandës, Paschal Donohoe.

Ministri Bushati shprehu mirënjohjen për mbështetjen e vazhdueshme të Irlandës në procesin e integrimit evropian të Shqipërisë, duke falënderuar në këtë kontekst nënshkrimin nga Ministri i Jashtëm irlandez, z. Gilmore, të letrës së 8 Ministrave të Jashtëm në mbështetje të dhënies së statusit të vendit kandidat Shqipërisë në dhjetor të vitit të kaluar.

Gjithashtu, Ministri Bushati theksoi se procesi i integrimit evropian të Shqipërisë mbetet prioriteti kyç i Qeverisë shqiptare dhe në këtë kuadër e siguroi Ministrin Donohoe për angazhimin maksimal në vijimin e zbatimit të reformave, duke shprehur besimin në marrjen e statusit të vendit kandidat në muajin qershor.

Ministri irlandez Donohoe vlerësoi ecurinë pozitive të reformave në Shqipëri dhe masat e ndërmarra nga Qeveria shqiptare në kuadër të luftës kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, sikurse shprehu edhe njëherë mbështetjen e Irlandës për dhënien e statusit të vendit kandidat.

Gjithashtu, dy Ministrat shprehën vlerësime për marrëdhëniet shumë të mira mes dy vendeve dhe në kuadrin e thellimit të bashkëpunimit u ra dakord për gjetjen e rrugëve për dhënien e asistencës teknike të Irlandës, lidhur me procesin e integrimit evropian të Shqipërisë.

Ministrat shkëmbyen mendime mbi rajonin dhe në këtë kuadër u vlerësua politika konstruktive e Shqipërisë.

 

Hyn në fuqi mekanizmi për pezullimin e vizave

maxresdefaultMë 9 janar hyn në fuqi mekanizmi pezullues, sipas rregullores së ndryshuar të vizave që miratoi muajin e kaluar Këshilli i BE-së.

Vendimi siguron që një shtet anëtar t’i kërkojë Komisionit Europian pezullimin e lëvizjes së lirë për një vend përfitues të regjimit pa viza, nëse përballet me një situatë emergjente, kur përgjatë 6 muajve vërehet:

Rritje e menjëhershme dhe domethënëse e numrit të emigrantëve të paligjshëm;  të kërkesave të pabazuara për azil; apo të refuzimit të kërkesave për riatdhesim, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Megjithëse vërehet ulje e numrit të azilkërkuesve nga Ballkani, ajo nuk është ende bindëse për disa vende anëtare, sipas zëdhënësit të komisioneres Mallmstrom.

“Ka një numër vendesh anëtare që këto vitet e fundit vazhdimisht janë ankuar se ka probleme me të cilat duhet të përballemi dhe kjo nuk është e re, vijon e njëjta situatë. Shqetësimi i disa vendeve anëtare qëndron tek tendenca që nuk po ulet në mënyrë bindëse. Kjo është diçka që Komisioni po e sheh sistematikisht përmes sistemit të monitorimit dhe vlerësimit, i krijuar posaçërisht për të parë se cila është situata dhe se ku jemi”, deklaroi Michele Cercone.

Pezullimi i regjimit pa viza nuk bëhet në mënyrë të menjëhershme me ankesën e një shteti anëtar. Pas vlerësimit, Komisioni dhe Këshilli, me pëlqimin e Parlamentit, mund të marrin vendim për pezullim 6-mujor të lëvizjes së lirë ndaj vendit problematik.

Në mes të vitit 2015 hyn në fuqi dhe Sistemi Europian i Azilit, që përcakton procedura dhe afate kohore të përbashkëta, si dhe një minimum të drejtash për azilkërkuesit sapo të kenë mbërritur në vendet e BE-së. /tch

Venizellos: Shqipëria e meriton statusin

Evangelos Venizelos“Shqipëria të marrë statusin e kandidatit në qershor”, ka qenë një prej deklaratave të zëvendëskryeministrit grek Evangjelos Venizellos në një intervistë ekskluzive për Agjencinë Shtetërore greke të lajmeve, vetëm disa orë para fillimit të ceremonive zyrtare në Athinë për fillimin e presidencës greke.

Sipas Venizellos qe eshte njekohesisht edhe Minister i Jashtem i vendit, ecuria e Shqiperise ne procesin e integrimit eshte e kenaqshme dhe se Athina do te promovojë dhënien e statusit të kandidatit vendit fqinj, brenda kohës së presidencës greke.

“Ka vende që mund të promovohen më shpejt, si Mali i Zi. Performanca e Shqipërisë gjithashtu është e kënaqshme dhe ne u shprehëm në favor të dhënies, menjëherë tani, të statusit të vendit kandidat dhe do ta shqyrtojmë këtë përsëri në qershor, gjatë presidencës greke”, ka thene ai.

Venizellos ka theksuar se do te kontaktoje me te gjitha qeverite e vendeve te Ballkanit, duke vizituar kryeqytetet ballkanike,  ne cilesine e  kryesuesit të këshillit të ministrave të jashtëm, për të parë se si mund të lehtesohet perspektiva integruese aty ku ka deshire edhe nga pala tjeter.

Besoj – ka thene ai – se ky gjashtëmujor është një shans për të diskutuar edhe për perspektivën e vendeve të Ballkanit Perëndimor duke kryer veprime konkrete te cilat do t’i japin kuptim kësaj perspektive europiane.

Ne 21 Janar ka deklaruar udheheqesi grek BE fillon negociatat per integrimine Serbise dhe kjo ka nje rendesi te madhe jo vetem per Serbine, por edhe per Kosoven.

Persa i perket ish-Republikes Jugosllave te Maqedonise Venizellos e ka konsideruar si një rast problematik, pasi sipas tij, “vetë Qeveria e vendit fqinj nuk ndihmon me qëndrimin e vet ne plotesimin e kritereve qe duhen permbushur nga çdo vend kandidat me kriteret e Kopenhages, te respektit te se Drejtes Nderkombetare dhe te marredhenieve te fqinjesise se mire./tch

PD-ja e shqiptarëve, Luli i tradhtarëve

bashaNga Reldar DEDAJ

Brenda logjikës së funksionimit të Partisë Demokratike ka kohë që po mbahet pezull një ide, e vjetër sa vetë krijimi i saj. Është pikërisht nga ato soj që duhet shumë guxim dhe ideal për ta hedhur poshtë njëherë e gjithmonë. Pasi idetë janë si syzet të cilat vazhdimisht na ndihmojnë për të parë sa më mirë. Ose në të kundërt, për ta manipuluar atë çka ne duam që ta shohim sa më qartë.

Megjithatë, për të hedhur poshtë ca ide të vjetra, së pari na duhen disa të reja. Por edhe nëqoftë se ne i kemi idetë e reja, përsëri na duhen disa burra për t’i vënë në përdorim. Dhe këtu fillon rreziku i parë për PD-në. Me siguri, mungesa e këtyre burrave e ka çuar këtë parti drejt një katandisjeje akoma edhe më të madhe.

Kjo për arsyen e thjeshtë, se sot, Partia Demokratike qysh kur është katandisur me në krye një kinse kryetar nuk është fare e vështirë për të konceptuar ecurinë e saj. Edhe pse, mund të themi, se halli i shqiptarëve nuk është fati i PD-së në vetvete, por fatkeqësia se nuk ekziston më askush që të kujdeset për hallet e tyre.

Në një kohë kur media më tepër po funksionon si një instrument konservimi i figurave të degraduara të partive të ndryshme, kur organizatat joqeveritare janë të lidhura me segmente të caktuara të partive, kur fakultet e vendit arrijnë të rekrutojnë stafet e tyre profesionale dhe pedagogjike sipas referencave politike, kur administrata publike është totalisht e uzurpuar nga klientelizmi dhe partitokracia, pyetja është shumë e thjeshtë: kush do ta mbrojë qytetarin shqiptar nga abuzimi partiak edhe klientelist që çdo ditë e më tepër po i merr frymën këtij vendi?!

Pra, sot, ne na duhet si asnjëherë tjetër një opozitë konstruktive në mendim, e pajisur me element të gjallë moral, e gatshme të sakrifikojë për interesin kombëtar, e vetëdijshme se ka ardhur nga një disfatë e stuhishme, e gatshme të vetëkorrigjohet dhe të pranojë gabimet e saj, vetëm atëherë ne mund të kemi shansin të dëgjojmë dhe të shohim një shpresë rreth vatrave tona të ashpra familjare, që për hir të së vërtetës janë katandisur si mos më keq nga borxhet dhe mjerimi i paanë dhe i paskaj.

Nëse ne mendojmë se Edi Paloka do jetë garanti i zërit të opozitës në kuvend, do jetë garanti i mbrojtjes dhe i kumtimit të halleve të shqiptarëve, më mirë t’i kapim e t’i shesim televizorët për bakër se nuk mund të na hyjnë më në punë për asgjë.

Kësisoj, opozita duhet të jetë e pajisur me njerëz që zotërojnë të gjithë potencialin moral dhe etik për të dalë përballë shqiptarëve, e mbi të gjitha pse jo edhe të ndodhë që të flasë në emër të tyre, në emër të së ardhmes, për hir të integrimit, zhvillimit kombëtar, rendit dhe sigurisë në vend, të dalë dhe të flasë  për krimin e organizuar, trafikun e drogës dhe Lazaratin e famshëm që Ministri i Rendit Tahiri nuk po ja mban bytha as ta përmendë.

Por, këtë duhet ta realizojnë njerëz që kanë të gjithë të drejtën e zotit për ta bërë këtë, që nuk janë përlyer në asnjë pazar, që nuk janë shoqëruar dhe mbi të gjitha nuk kanë përdorur terror me të fortët  e tyre kundra njerëzve dhe gazetarëve që kanë menduar krejt ndryshe nga ata. Vetëm atëherë do të kemi rastin të shohim një forcë të vërtetë opozitare, që ka thellësisht ndërmend të merret seriozisht me problemet dhe hallet e shumta të shqiptarëve të varfër, të sakatuar nga jeta dhe fati.

Statusi, Pack: Shikoni veten tuaj, para se të drejtoni gishtin nga ekstremet e Europës

doris packArsyet me te cilat mazhoranca justifikoi refuzimin e statusit te vendit kandidat jane qesharake sipas eurodeputetes, Doris Pack. Ajo hedh poshte mundesine e ndikimit te Bashkimit Europian nga ekstremistet dhe quan qesharake ndikimin e pjesmarrjes se Shqiperise ne Konferencen Islamike.

Doris Pack, ju jeni një eurodeputete e njohur  dhe aktive tashmë prej më shumë se një dekade në Shqipëri. Parlamenti Europian votoi në favor të dhënies së statusit të vendit kandidat, por Këshilli i ministrave s’veproi kështu. Dhe në Shqipëri ende s’është e qartë përse? A përdoret imazhi jo ende optimal i Shqipërisë nga ekstremet politike në Europë
Është Shqipëria që pret të marrë statusin e kandidatit. Ju duhet të shihni veten tuaj para se të drejtoni gishtin drejt esktremeve në Europë. Ka shumë reforma që nuk janë kryer ende. Kërkohen me insistim rezultate në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit. Ka ende shumë për të bërë dhe kjo dihet. Nga ana tjetër, të gjithë e kanë  ende të freskët në mendje se ç’ka ndodhur vitet e shkuara. Bojkoti ka krijuar pa dyshim shumë pikëpyetje. Opozita e shkuar bojkoti Kuvendin e Shqipërisë për një vit e gjysëm dhe nuk votoi ligjet me shumicë të cilësuar. Dhe bëhej fjalë për ligje që e përafronin Shqipërinë me Bashkimin Europian. Ligjet e kërkuara u aprovuan, por pasi u ushtrua presion. Në Gjermani, Holandë, Francë, apo Angli ne jemi të ndërgjegjshëm që Shqipëria ka bërë  shumë progres që prej viteve 90, por nevojiten prova të mëtejshme. Lufta kundër korrupsionit dhe krimit merr një rëndësi edhe më të madhe edhe nga eksperienca me Rumaninë dhe Bullgarinë. Si rrjedhim, shtete anëtare janë bërë shumë më të vëmendshme dhe kërkuese në vlerësimin e një vendi që aspiron aënëtarësimin. Shqipëria duhet të vazhdojë reformat dhe mendoj, se statusi mund të jepet ne qershor. Statusi i kandidatit është shumë domethënës. Ai përkthen progresin e një vendi në rrugën e anëtarësimit. Por më pas nevojiten shumë hapa të tjerë deri në anëtarësimin e vendit në Bashkimin Europian dhe kjo do marrë kohë. Kështu që nevojitet qetësi dhe s’keni pse fajësoni të tjerët. Mendoj, se kur fajëson me gisht të tjerët, vjen një moment që gishti kthehet te vetvetja.
Një nga arsyet që u artikulua nga disa ishte fakti që s’na jepet statusi sepse jemi myslimanë dhe jemi pjesë e Konferencës Islamike?
Kjo është qesharake. Ju jeni pjesë e Konferencës islamike që prej 20 vitesh tashmë dhe s’është se luani ndonjë rol aktiv.  Asnjë s’e merr në konsideratë këtë gjë, aq më tepër që ju s’keni aktiv, por keni një rol vëzhguesi. Fakti që shumica e popullsisë suaj është muslimane, nuk luan asnjë rol politik, sepse ju nuk jeni si vendet e tjera muslimane. Dhe aq më tepër, që në Ballkan, feja në Shqipëria s’është përdorur kurrë si një instrument manipulative, siç është bërë në vende të tjera  në ish Jugosllavi, si për shembull Bosnjë.
Ju keni prekur çështjen e administratës publike në Shqipëri. Mendoni se shkarkimet në administratë kanë ndikuar negativisht në opinionin e shteteve anëtare, aq më tepër që Bashkimi Europian kontribuon në formimin e nëpunësve civilë?
Cështja e administratës për disa mund të jetë problem i vogël dhe për të tjerë mund të jetë më i madh.  Bashkimi Europian ka formuar dhe trajnuar shumë persona  në administratën publike në Shqipëri nga që janë tashmë të kualifikuar. Nëse në administratë pushohen  shumë persona të kualifikuar, kjo është e pakuptueshme. Në demokracitë tona ne i mbajmë fort personat e kualifikuar, pasi ata  punojnë për vendin pa ndjekur domosdoshmërisht linjën e  një partie. Ata mund të jenë me një parti të caktuar, por ata punojnë për qevrinë pavarësisht  se cila qeveri drejton vendin. Nuk dua të paragjykoj, sepse nuk kam statistika para meje. Por ka shumë persona që më kanë kontaktuar, duke më thënë se nuk e kuptonin pse ishin përjashtuar nga puna, duke qenë se ata e bëjnë punën e tyre siç duhet. Më vjen keq për këta persona dhe shpresoj që të bëhet kujdes me shkarkimet./abcnews

PD: Qeveria po fsheh krimin dhe hakmerret duke vënë gjoba

ARben RistaniPartia Demokratike  me anë të një deklarate për mediat ka akuzuar qeverinë se po manipulon opinionin publik në lidhje me të dhënat e krimit. Sipas Ristanit , qeveria po fsheh shifrat e krimit dhe se krimi po merr përmasa të paimagjinueshme në terren. Ristani akuzon qeverinë për hakmarrje duke vendosur gjoba, pa ligje dhe pa rregulla.

“Po nuk doli në media, nuk ka ndodhur”. Kjo është filozofia e qeverisë dhe e Ministrit të Brendshëm përsa i përket luftës ndaj kriminalitetit. Me këtë orientim, Ministri i Brendshëm po synon të manipulojë të dhënat e kriminalitetit, sipas një mekanizmi të mirëorganizuar, që nis me mosregjistrimin e ngjarjeve në terren, dhe më tej akoma me përpjekjen për të ndikuar tek mediat në mosraportimin e lajmeve të kronikës së zezë.

Në dhjetor, sipas burimeve zyrtare, kanë ndodhur dy ngjarje të rënda në Tiranë, një vendosje tritoli në një biznes në zonën e Pallatit me Shigjeta dhe një grabitje me armë në zonën e Yzberishtit, të dyja këto ngjarje që nuk janë pasqyruar në buletinet e policisë, ndërkohë  informacioni  nuk i është dhënë as medias.   Gazetarët e kronikës së zezë të gazetave dhe televizioneve po kalojnë periudhën më të vështirë të punës së tyre, pasi deviza e Ministrit dhe e qeverisë është të mos konfirmohet informacioni, të mos flitet me mediat, në mënyrë që lajmet të mos botohen.

Fshehja e krimeve  ka pasoja shumë të rënda publike. E para, qytetarët e dëmtuar ndihen të tradhtuar kur shohin se ngjarja e rëndë ndaj tyre mbahet sekret. E dyta, krimi vetë stimulohet edhe më shumë, duke qenë se nuk bëhet publik aktiviteti i tij. I gjithë mekanizmi i manipulimit të të dhënave orkestrohet nga Ministri vetë, i cili është edhe kryeredaktori i buletineve të policisë, në kundërshtim me ligjin. Kjo përpjekje nuk e rrit aspak sigurinë publike dhe nuk e ul kriminalitetin.  Në dy ditët e fundit kemi 5 të vrarë.  Përplasje me armë e grabitje kudo, më të fundit në Vlorë, në Korcë, në Durrës ku agresorët kanë pasur edhe makinë me alarm policie.   Grabitjet dhe maskat janë shtuar, sepse profesionistët e policisë janë zëvendësuar me militant.

Pasiguria e qytetarëve është rritur, sepse Ministri i Brendshëm  bën shfaqje mediatike dhe në vend të përgjegjësisë, ushtron trukimin e të dhënave. Gjobat dhe arbitrariteti i policisë ndaj qytetarëve jane shtuar.  Qarkullon një urdhër në radhët e uniformave blu në Tiranë, se duhen vënë çdo ditë 1000 gjoba. Nuk ka rëndësi se sa shkelje ka, si dhe ku lëvizin qytetarët me automjetet e tyre. Qeverisë i duhen 1000 gjoba në ditë. Ky është urdhër. Bravo çuna! Hakmerruni pa ligj e pa rregulla, por deri kur do mund ta bëni këtë”, u shpreh Ristani.

Shpërthim në veri të Mitrovicës

Mitrovica_foto_Fatmir_Aliu_800740Policia e Kosovës bëri të ditur se një shpërthim pa dëme në njerëz ka ndodhur në pjesën veriore të Mitrovicës, të banuar me shumicë serbe.

Shpërthimi që ndodhi të martën në mbrëmje ka shkaktuar dëme materiale në tri objekte hoteliere dhe në tri makina.

Policia tha se ende nuk dihet se çfarë mjeti shpërthyes është përdorur dhe as për motivet apo autorët e mundshëm të tij.

Mjetet lokale të informimit në Mitrovicë thanë se shpërthimi ka ndodhur në një diskotekë, pronë e një pjesëtari të komunitetit serb në atë zonë.

Veriu i Mitrovicës shpesh ka qenë skenë e tensioneve dhe incidenteve të dhunshme.

 

Lirohet në arrest shtëpie Shtjefën Lleshi, ish kreu i Gjykatës Pukë

shtjefen lleshiShtjefën Lleshi, ish kreu i Gjykatës Pukë i akuzuar për korrupsion, i është ndryshuar masa e arrestit nga “arrest me burg” në “arrest shtëpie”. Ndryshimin juridik e ka bërë Gjykata e Apelit.

Vetëm disa ditë më parë, Gjykata e Tiranës vendosi masën e sigurisë “arrest me burg” për ish-prokurorin e Pukës Pëllumb Premçi, ish- sekretaren Liljana Shkjau dhe ish-kancelaren Meliha Kuka, avokatët Fran Dashi dhe Fariz Xhurxhi dhe shoferin e Prokurorit të Pukës, Dëfrim Premçi.

Në pamjet e transmetuara në një emision investigativ, shfaqeshin sekretarja e kryetarit të Gjykatës së Pukës, Liliana Shkjau dhe kancelarja e Gjykatës së Pukës, Meliha Kuka, të cilat merrnin në emër të gjyqtarit të çështjes, Shtjefën Lleshi dhe prokurorit Pëllumb Prençi, pesëqind mijë lekë të reja për të ndryshuar masën e sigurisë për një të pandehur nga “arrest në burg pa afat” në “detyrim për paraqitje”.

 

Greqia nuk rinovon lejet e qëndrimit për emigrantët

greqiEmigrantët shqiptarë në Greqi janë duke u përballur sërish pengesat nga shteti fqinj për dokumentat e qëndrimit të tyre atje.

Sërish këtë herë problem janë toponimet. Ndërsa pak muaj më parë për shkak të tyre, fëmijëve shqiptarë që kanë lindur në shtetin fqinj nuk iu lejohet kalimi në kufi, këtë herë atyre nuk po iu rinovohen lejet e qëndrimit.

Mijëra familjeve shqiptare iu është dërguar nga shteti grek një letër ku njoftohen se iu lihet në dispozicion vetëm një muaj afat për të bërë rregullimin e vendlindjes së tyre në pasaportat shqiptare, në të kundërt atyre i është komunikuar largimi nga Greqia.

Vendlindja e fëmijëve shqiptarë të lindur në Greqi është e shkruajtur në shqip, ndërsa shteti fqinj kërkon që ato të shkruhen në gjuhën angleze, duke e vënë këtë kusht për rinovimin e lejeve të qëndrimit në Greqi.

Iris Hajdinaj është një nënë që të dy fëmijët e saj janë lindur në Greqi, të cilëve i rrezikohet qëndrimi atje.

“Fëmijëve të mi nuk u është dhënë leja e qëndrimit vetëm për arsyen sepse pasaportat e tyre quhen të pavlera sepse në vend to shkruhet Selanik në vend të Thesaloniki. Ky është një problem shumë serioz. Fëmijëve të mi i skadojnë dokumentat në korrik, por lejen e mëpasshme nuk e dhanë vetëm për këtë arsye, thotë Iris Hajdinaj.

Si ky rast janë mijëra emigrantë shqiptarë që këto ditë, që ka nisur edhe periudha e rinovimit të lejeve të qëndrimit në Greqi, po përballen me kërkesën e shtetit fqinj për ndryshimin e emërtimit të vendlindjes në dokumentat  e tyre të identitetit.

Për shkak të afatit të ngushtë, vetëm një muaj që iu është lënë në dispozicion, emigrantët kanë parë si mundësi të vetme të kërkojnë ndihmën pranë zyrave të PS në Greqi.

Kryetari i degës së Selanikut Tomor Demiraj thotë për Top Channel se pranë zyrës së tij ka dyndje të qindra  bashkëkombasve që po përballen me këtë kërkesë të re të shtetit fqinj.

“Ne kërkojmë një vendim të shpejtë të mundshëm brenda këtyre ditëve sepse është muaji që shqiptarët ripërtërijnë dokumentat dhe ata po i prishin dokumentat”, thotë Tomor Demiraj.

Për këtë shkak ai dhe drejtues të tjerë të zyrës së PS në Selanik kanë ardhur në Shqipëri për të kërkuar ndihmën e shtetit shqiptar. Ata kanë vënë në dijeni Kryeministrin dhe kanë marrë kontakte me Ministrinë tonë të Jashtme.

Ndërkohë qindra shqiptarë, që prej vitesh kanë ndërtuar jetën në shtetin fqinj, në kushtet e kërkesës për largim nëse nuk bëhet rregullimi i shkrimit, kanë hapur proces gjyqësor në Greqi.

Por për ta as kjo nuk është zgjidhje, pasi procesi në gjykata është i tejzgjatur dhe kapërcen afatin njëmujor të lënë nga shteti fqinj. Në këto kushte duket se më të përfituarit janë avokatët grekë, që duke shfrytezuar  kushtet e emergjencës  janë duke iu vënë tarifa të larta emigrantëve shqiptarë. Pavarësisht kësaj ata thonë se janë gati të paguajnë për shtyrë lejet e qëndrimeve në Greqi.

Ndërsa nga kontaktet zyrtare në Tiranë iu është thënë se me palën greke po punohet për zgjidhje përfundimtare të cështjes së toponimeve, afati që shteti grek iu ka lënë kerkon, thonë ata, një zgjidhje të shpejtë./tch

Korçë, gjenden dy kufoma në anë të rrugës, shpallet në kërkim Bashkim Lakollari

Foto ilustruese
Foto ilustruese
Foto ilustruese

Dy kufoma burrë e grua janë gjetur në aksin Korçë-Voskopojë, në fshatin Gjenomadh. Dy viktimat Belimon dhe Daniela Mecollari, janë gjetur në anë të rrugës, nga kalimtarë të rastit.

Policia ka bërë të ditur identitetin e autorit të vrasjes, Bashkim Lakollari. Burime zyrtare nga uniformat blu bëjnë me dije se vëllai i autorit, ka vrarë një polic në vitin 1997. Tashmë policia ka shpallur në kërkim, autorin e këtij krimi makabër.