Parisi në flakë, 19 të plagosur dhe 250 të arrestuar nga protestat kundër Hollande

67

France PresidentPolicia e Parisit ka deklaruar se 19 oficerë policie janë plagosur dhe 250 persona janë arrestuar pas zhvillimit të një proteste kundër presidentit të vendit François Hollande, e cila degjeneroi në dhunë.

Protesta u zhvillua ditën e diel dhe sipas deklaratave të policisë asnjë prej të plagosurve nuk është në gjendje kritike për jetën. Numri i të plagosurve dhe të burgosurve është i lartë krahasuar me protestat e tjera gjatë javëve të fundit, që shprehnin pakënaqësinë ndaj Hollande, i cili është presidenti më jo popullor që pas Luftës së Dytë Botërore.

17 mijë persona kanë protestuar në Paris, ndërkohë që organizatorët raportojnë për shifra shumë herë më të larta të pjesëmarrjes.

Rreth 50 shoqata të ndryshme i janë bashkuar protestës, duke përfshirë dhe grupe konservative dhe të ekstremit të djathtë. Në protestë ishin të pranishëm dhe mbështetësit e provokatorit-komik Dieudonne i cili është akuzuar sistematikisht për antisemitizëm dhe racizëm.

Protestuesit kanë protestuar kundër papunësisë, rritjes së fiskalitetit, kundër ligjit që lejon martesën e homoseksualëve dhe kundër islamizimit të Francës. Parulla janë hedhur kundër qeverisë duke e akuzuar atë për një “diktaturë socialiste” dhe për “media bashkëpunuese”. Ndërkohë që disa protestues thërrisnin ‘Franca oligarkike” të tjerë fiksonin takimin e radhës “për të djegur gjithçka”.

Organizuesit e protestës kanë akuzuar dje në mbrëmje, forcat e rendit dhe Ministrin e Brendshëm Valls, për futje të elementëve provokues në turma duke bërë që situata të degjenerojë shumë shpejt në dhunë.