BSH-ja: Rriten interesat e kredisë në lekë

Leket_shqiptareBanka e Shqipërisë bën të ditur se, norma e interesit të kredisë së re në lekë për të gjitha afatet e maturimit, në janar u rrit në rreth 9.2%, nga 8.8% që kishte zbritur në muajin dhjetor.

Kjo rritje erdhi teksa në dhjetor, Banka e Shqipërisë kishte lehtësuar politikën monetare, duke e zbtitur atë në 3%. Bankat reaguan në rritje, duke ndjekur yield-in e interesave të bonove, që në janar u zgjerua lehtë, teksa qeveria nuk arriti të financonte gjithë borxhin e saj.Ka qenë ky mosreagim i bankave, që duket që e detyroi Bankën e Shqipërisë të ulte sërish normën bazë në fund të shkurtit në një minimum historik prej 2.75% dhe një ditë më vonë t’u kërkonte bankave në një takim që të ulnin normat e interesit. Ndërkohë dhe kredia për ekonominë shenoi një tjetër tkurrje në janar.

Që nga shtatori 2011, kur BSH filloi politikën agresive lehtësuese monetare, norma bazë ka zbtirut me 2.25 pikë përqindjeje, interesat e kredive në lekë janë ulur me 3.5 pikë përqindjeje, ato të bonove me 4.3 pikë përqindjeje, ndërsa ato të kredive në lekë me vetëm 1.8 pikë përqindjeje. Kjo ulje më e lartë e normave të depozitave, në raport me ato të kredive bëri që sistemi bankar të rriste ndjeshëm fitimet në 2013-n.

Rusia tërhiqet nga Ukraina: Jemi popuj vëllezër

afrika qendrore-luftimeRusia ka zbutur tonet me Ukrainën, duke deklaruar se nuk kërkon luftë me të. Madje Moska zyrtare shkon më tej kur thotë se “Nuk do të ketë kurrë luftë mes nesh. Jemi popuj vëllezër”. Këto deklarata vijnë nga zyrtarë të lartë të Rusisë, siç është zv.minitsri i Jashtëm i Rusisë, Grigori Karasin, dhe presidentja e senatit rus, Valentina Matvienko.

“Jam plotësisht i bindur që asnjë në Rusi nuk kërkon luftë”, -deklaroi Karasin në një intervistë televizive. “Jemi kundër përdorimit të kësaj terminologjie në diskutimet e marrëdhënieve tona me Ukrainën, që e kemi kaq pranë. Do të mbështesim të gjitha forcat në favor të forcimit të marrëdhënieve dypalëshe, pasi stabiliteti evropian varet nga kjo marrëdhënie. Perëndimorët duhet të na kuptojnë”, -theksoi Kasarin, i caktuar si përfaqësues i presidentit Putin në Senat për miratimin e kërkesës për dërgimin e trupave ruse në Ukrainë, raporton agjencia e lajmeve “ITAR-TASS”.

Edhe Valentina Matvienko, presidente e Senatit rus, e cila autorizoi të shtunën ndërhyrjen e armatosur, përjashtoi një konflikt ushtarak. ”Nuk do të ketë kurrë luftë mes nesh. Jemi popuj vëllezër”, -deklaroi ajo.

Thaçi kundër gjykatës për krimet e luftës

ThaçiKryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, ka dalë kundër idesë për themelimin e një gjykate të posaçme për Kosovën, për të hetuar dhe gjykuar krimet e luftës të kryera në Kosovë.

Por edhe pse kryeministri i Kosovës duket se është kundër, burime ndërkombëtare thonë se çështja e themelimit të një gjykate që do të hetonte dhe gjykonte krimet e dyshuara të luftës në Kosovë tashmë është diskutuar me Prishtinën zyrtare. Madje thuhet se një pjesë e bashkësisë ndërkombëtare vlerëson se ky institucion gjyqësor duhet të themelohet deri në qershor, kohë kur pritet që Task-Forca Speciale e krijuar për hetimin e dyshimeve të ngritura nga raporti i Dick Marty-t të parashtrojë përfundimet në lidhje me krimet e kryera si dhe të përgatisë aktakuzën, raporton “Koha Ditore”.

Përveç kërkesës që të krijohet një gjykatë e tillë, duket se ka edhe një kërkesë tjetër që ajo të mos jetë e vendosur në territorin e Kosovës, por jashtë saj.

Vendet e G8-ës dënojnë ndërhyrjen ushtarake të Rusisë në Ukrainë

ucraina-operazioni-soft-dell-esercito-russo-0Partnerët e Rusisë të vendeve të G8-ës kanë dënuar ndërhyrjen ushtarake të Moskës në Ukrainë dhe janë në përpjekje diplomatike për të parandaluar një përshkallëzim të mëtejshëm të krizës. Gjithashtu grupi i shtatë vendeve më të industrializuara të botës ka deklaruar se do të pezullojë pjesëmarrjen në Samitin Ndërkombëtar të G8-ës që do të mbahet në qershor, në Sochi.

Në një deklaratë të dalë nga Shtëpia e Bardhë thuhet: “Ne liderët e Kanadasë, Francës, Gjermanisë, Italisë, Japonisë, Britanisë së Madhe, SHBA-së, Presidenti i Këshillit Evropian dhe Presidenti i Komisionit Evropian bashkohemi sot për të dënuar shkeljen e sovranitetit dhe integritetit territorial të Ukrainës nga Federata Ruse. Ne kemi vendosur të pezullojmë pjesëmarrjen në samitin G8 që do të zhvillohet në Sochi në qershor”.

Nga ana tjetër, si pasojë e përshkallëzimit të situatës ndërmjet Ukrainës dhe Rusisë, ministrat e Jashtëm të Bashkimit Evropian do të zhvillojnë një takim emergjent në Bruksel, ku pritet të diskutohen masat që do të merren nëse Rusia “nuk lëshon pe” ndaj Ukrainës.

Lëvizja vjen në një kohë kur ushtria ruse vazhdon të forcojë kontrollin e saj në gadishullin e Krimesë. Qeveria e Ukrainës ka akuzuar Rusinë se i ka shpallur luftë dhe ka urdhëruar mobilizimin e Forcave të Armatosura. Presidentit të Rusisë, Vladimir Putin, i është dhënë ultimatum nga Perëndimi që të tërheqë trupat nga Ukraina, në të kundërt do të ketë sanksione ndaj Rusisë, por ky i fundit duket se do ta vazhdojë “lojën” e tij. Putin deklaron se ndërhyrja ushtarake në Ukrainë është e nevojshme pasi ai do të mbrojë jetën e rusëve në rajonin e Krimesë si dhe kudo ku ndodhen shtetasit e tij.

Meta letër Turchynov: Shqipëria mbështet integritetin e Ukrainës

ilir metaKryetari i Kuvendit, Ilir Meta i ka dërguar një letër Kryetarit të Parlamentit dhe Presidentit në detyrë të Ukrainës, Oleksandr Turchynov përmes së cilës e uron atë me rastin e zgjedhjes në krye të Parlamentit dhe e siguron atë për mbështetjen e Kuvendit të Shqipërisë gjatë kësaj periudhe të vështirë për vendin mik të Ukrainës. “Duke ju uruar për zgjedhjen tuaj në krye të Parlamentit të Ukrainës si dhe për marrjen e funksioneve presidenciale gjatë kësaj periudhe tranzicioni të vështirë në Ukrainë, dua t’Ju shpreh në emër të Kuvendit të Shqipërisë, solidaritetin tonë të plotë dhe mbështetjen e pakursyer në ndërmarrjen tuaj historike përballë sfidave të mëdha që kërcënojnë sot Ukrainën”, shprehet Meta.

Ai thekson se Shqipëria ka ndjekur me shqetësim të madh përshkallëzimin e tensioneve, humbjen dhe plagosjen e qindra qytetarëve të vendit tuaj, destabilizimin politik dhe së fundmi kërcënimin që po i bëhet integritetit territorial të Ukrainës nga situata e pasigurt krijuar në rajonin e Krimesë.

Meta deklaron se “Kuvendi i Shqipërisë mbështet plotësisht përpjekjet Tuaja në këtë moment përgjegjësie historike, në shërbim të stabilizimit të situatës politike, ruajtjes së integritetit territorial të të gjithë Ukrainës dhe mbrojtjes të të gjithë qytetarëve të vendit tuaj. Njëkohësisht shpresojmë në angazhimin e të gjitha palëve për stabilizimin e vendit përmes dialogut konstruktiv e paqësor, sipas ligjeve të Ukrainës në fuqi dhe në respekt të akteve dhe detyrimeve ndërkombëtare e bilaterale”.

. Në letrën dërguar homologut të tij ukrainas, Meta e përgëzon “për reagimin Tuaj të përmbajtur e të përgjegjshëm dhe t’Ju konfirmoj se cënimi i sovranitetit dhe unitetit të Ukrainës për Shqipërinë është i papranueshëm. Shqipëria i çmon marrëdhëniet tradicionale dhe miqësore me Ukrainën, dhe si një vend mik do të jetë kontributor aktiv, së bashku me aleatët e saj përmes aksionit të përbashkët ndërkombëtar në funksion të ruajtjes së paqes, stabilitetit dhe sigurisë në vendin tuaj dhe në rajonin që ju rrethon”.

”Kuvendi i Shqipërisë inkurajon qetësimin e menjëhershëm të situatës së tensionuar dhe mbështet punën Tuaj në funksion të përgatitjes së zgjedhjeve të përgjithshme demokratike, të cilat do të legjitimojnë zgjidhjet politike që burojnë nga vota e lirë e popullit ukrainas”, përfundon Meta.

Vlorë: Bllokohen 133 kg lëndë narkotike

policiaPolicia e Vlorës bllokoi dhe sekuestroi një sasi prej 133 kg lëndë narkotike të llojit kanabis sativa, që do të trafikohej drejt Italisë.

Burime zyrtare të policisë lokale bënë të ditur për ATSH-në se, lënda narkotike u zbulua në pikën kufitare të portit, gjatë kontrollit të një furgoni që transportonte karrige në drejtim të Italisë. “Në momentet që po kryheshin procedurat e verifikimit në automjetin furgon me targa AA 124 HS, përpara se ai të imbarkohej në një nga tragetet e linjës detare me Brindisin, u konstatua se lënda narkotike ishte fshehur në brendësi të disa karrigeve që do të transportoheshin në vendin fqinj”, saktësuan burimet zyrtare të policisë.

Mësohet se, u arrestua në kushtet e flagrancës 25 vjeçari Leones Osmëni nga Vlora, si dhe nisi procedimi penal në ngarkim të 43 vjeçarit Adriatik Bleta, drejtues i automjetit.

Në bashkëpunim me Prokurorinë e Krimeve të Rënda, po kryhen hetime për identifikimin e personave të tjerë që dyshohet se janë përfshirë në këtë rast të trafikimit të lëndëve narkotike.

Ministri Alfano përgëzon policin shqiptare për kapjen e Foto Dashi

AlfanoOperacioni i zhvilluar nga Policia e Shtetit nё bashkёpunim me Policinё Italiane pёr kapjen e tё shumёrkuarit Foto Dashi, i cili ishte nё listёn e 100 tё kёrkuarve mё tё rrezikshёm nё Itali, ёshtё pёrshёndetur nga Ministri i Brendshёm Italian Angelo Alfano.
Sipas agjencive italiane tё shtypit Ministri i Brendshёm Angelino Alfano ka pёrgёzuar Drejtuesin e Policisё dhe Task Forcёn Italo-Shqiptare pёr operacionin e shkёlqyer qё çoi nё arrestimin nё Shqipёri tё Foto Dashi, i vendosur nё listёn e 100 tё kёrkuarve me rrezikshmёri maksimale.
Ky operacion, theksohet nё deklaratё, shёnon njё fazё tё rёndёsishme tё njё bashkёpunimi tё gjёrё mes dy policive.
48 vjeçari duhet tё vuajё mbi 15 vite burgim pёr veprat penale tё reduktimit nё skllavёri dhe shfrytёzimit tё prostitucionit. Ai ishte nё kёrkim nga viti 1998. Aktualisht vijojnё proceduarat e ekstradimit tё tij drejt Italisё.
Ky operacion ёshtё realizuar nё vijim tё krijimit tё task forcёs sё pёrbashkёt ndёrmjet policisё Shqiptare dhe Policisё Italiane, e ngritur nё kuadёr tё protokollit tё bashkёpunimit tё nёnshkruar ndёrmjet dy Drejtorёve tё Pёrgjithshёm tё Policisё Shqiptare dhe Italiane mё 30 janar nё Romё.

Protesta e Drejtuesve të Furgonave do të vijojë

furgonatProtesta e drejtuesve të furgonave taksi 8+1 lidhur me vendimin e qeverisë për të ndaluar kthimin e tyre me pasagjer e cila solli bllokimin e disa akseve kryesore javën e shkuar pritet të vijoi edhe në javën e ardhëshme.
Sipas Kreut të Bashkimit të Sindikatave Gëzim Kalaja shoferët në protestën e radhës do të vijnë jo më me furgona por të mbështetur nga familjet e tyre.
“Parlamenti të zgjidhë problemin, e kanë për detyrë të na takojnë. Ditën e hënë do jepen udhëzimet për protestën tjetër, të mërkurë ose të enjten do zhvillohet. Në mënyrë paqësore ashtu si sot, se dhunë ushtroi policia, të shpërndahemi për të shkuar tek familjet. Në protestën e ardhshme nuk do vini me furgona, por me familjet, me studentët me qytetarët përpara parlamentit”, tha ai.
Duke i bërë thirrje kryeministrit Rama të reflektojë, Kalaja tha se protesta e tyre e radhës do përkojë me një nga ditët e vizitës së dy personaliteteve në vendin tonë, atë të presidentit italian Georgio Napoletano ose atë të komisionarit Stefan Fyle.

Ministri i Transporteve, Edmond Haxhinasto:

Ministri i Transportit dhe Infrastrukturës, Edmond Haxhinasto, deklaroi të premten se qeveria është e vendosur për të zbatuar ligjin, i cili parashikon që furgonat 8+1 të punojnë vetëm si taksi dhe jo si shërbim ndërurban. Gjatë një deklaratë për shtyp, Haxhinasto komentoi edhe praninë e deputetëve të opozitës në protestë. Sipas tij, deputetët janë të zgjedhurit e popullit dhe duhet të jenë të parët që duhet të zbatojnë ligjin. Nëse ata mendojnë, vijoi Haxhinasto, se ky ligj nuk qëndron, deputetët duhet të paraqesin amendimet e tyre. “Deputetët e opozitës nuk janë aty për asnjë arsye tjetër, përveçse për të politizuar dhe përdorur protestën e tyre për qëllime polike në gjykimin tonë”, deklaroi Haxhinasto.
Lidhur me protestën e drejtuesve të furgonave 8+1, Haxhinasto tha se qeveria është e vendosur për të zbatuar ligjin. “Ky është një detyrim ndaj qytetarëve dhe atyre që kanë humbur jetën në aksidente tragjike”, deklaroi Haxhinasto, duke theksuar se qeveria nuk po fshihet pas problemit.
Detyra jonë, vijoi ai, është të zgjidhim problemin dhe t’u shërbejmë të gjithë qytetarëve, t’u japim atyre standarde të larta sigurie dhe mirëqenie.
Sipas tij, nëse ata kanë licence për taksi dhe ndërkohë punojnë si transport ndërurban, diskriminohen 5500 pronarë të transportit ndërurban që janë të licencuar. “Nëse ata kërkojnë të punojnë në këtë transport, le të plotësojnë dokumentacionin dhe standardet për të punuar si transportues ndërurban. Drejtues të furgonave 8+1 protestuan sot ndaj vendimit të qeverisë për të eliminuar transportin ndërurban me furgonat 8+1

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha: Protesta jo politke:

Kryetari PD-së, Lulzim Basha, theksoi të shtunën në forumin e Tiranës për lirinë ekonomike, se “protesta e taksive 8+1 nuk ishte një protestë politike, por për shkak të rrënimit të tyre ekonomik. Greva e furgonave ka tendencë të kthehet në lojëra fajësimi, por janë 20 mijë sipërmarrës të vegjël, mijëra të papunë. Kjo është arsyeja që po nxit frymën e protestës”. Basha tha se”protestuesit nuk kanë synim politik, por vetjak, ata janë aty për bukën e gojës, janë aty se ekonomia po rrënohet”
Sipas Bashës, një qeveri liberale s’do operonte kështu me sipërmarrësit. “Qeveria ka vënë nën kontroll INSTAT, po manipulohen të dhënat, 22% e biznesit të vogël mund të largohet nga Shqipëria, 72 % e biznesit të madh parashikon rritje taksash, ne ia dolëm me taksën e sheshtë të ulim inflacionin. Këto janë arsye që po nxisin frymën e protestës”, theksoi Basha

Zv/Ministri i Transporteve, Ylli Manjani:

Do të vijojë me zbatimin e ligjit për transportet, i cili saktëson ndarjen mes shërbimit taksi dhe atij publik. Vendosmëria e këtij institucioni vjen edhe nga zv/Ministri Ylli Manjani ku bëri të qartë sot se “licencën drejtuesit e furgonave e kanë marrë në çdo komunë apo bashki që kanë aplikuar. Pika 5 thotë ndalohet shërbimi taksi i udhëtarëve në linjë të rregullt, që korrespondon me detyrime që ka neni 37 i ligjit për transporte”.

Duke e konsideruar të politizuar protestën e një dite më parë të automjeteve 8 plus 1 që kulmoi me bllokimin e rrugëve hyrëse e dalëse në kryeqytet, Manjani thekson se “asnjë kërkesë nuk duket e pranueshme që të cenojë standardin, taksia të bëjë punën e vet, autobusi të bëjë punën e vet. Të dy, duhet të punojnë në mënyrë të ndershme”.
Sipas tij një prej alternativave për automjetet 8 plus 1 mund të jetë akomodimin në akset rrugore që nuk mund të përshkohen nga autobusët.“Kemi hedhur idenë dhe jemi gati ta bëjmë që shërbimi taksi i furgonave 8+1 mund të shtrihet jo vetëm brenda juridiksionit të Bashkisë, por brenda qarkut”, tha Manjani.

Ambasadori i delegacionit të BE-së, Etore Sequi, gjatë një takimi për sigurinë rrugore u shpreh se:

Ambasadori i delegacionit të BE-së, Ettore Sequi, u shpreh se Bashkimi Evropian vlerëson ambicien e qeverisë dhe ministrisë për të vënë në prioritet dhe agjendë një ndër problemet e Shqipërisë. “Këmbësorët janë ata që preken nga aksidentet. Numri i aksidenteve rrugore është shumë i lartë. BE do të asistojë qeverinë dhe të gjitha masat për sigurinë. Duhet të kuptojmë se siguria dhe promovimi i saj janë qasje mendore, e si të tilla duhen kuptuar”-tha ambasadori Sequi.

PES konfirmon kandidaturën e Martin Schulz për President të KE-së

schultzPartia e Evropianëve Socialistë (PES) mblodhi këtë fundjavë Kongresin Elektoral në Romë, me pjesëmarrjen e liderëve të majtë dhe përfaqësuesve të partive social-demokrate evropiane, midis të cileve ishin Kryeministri i ri i Italise Matteo Renzi, Kryeministri i Francës Jean Marc Ayrault, Kancelari i Austrisë Werner Faymann, Kryeministri i Shqiperisë Edi Rama, Ministri i Jashtëm i Gjermanisë Sigmar Gabriel, Zv. Kryeministri dhe Ministri i Jashtëm i Greqisë Evangelos Venizelos, si dhe kryetarë e përfaqësues të tjerë të partive social-demokrate nga e gjithë Evropa.

Levizja Socialiste për Integrim u përfaqësua në këtë Kongres nga Sekretari Nderkombëtar Ralf Gjoni, i cili në kuadër të Kongresit mori pjesë edhe në takimin e veçantë të Grupit të Punës për Ballkanin Perëndimor, dejtuar nga Ministri i Jashtëm i Bullgarisë Kristian Vigenin, me pjesëmarrjen e përfaqësuesve të partive politike të vendeve të Ballkanit dhe Eurodeputetët anëtarë të Grupit. Në takim ishte i pranishëm edhe Deputeti i Partisë Socialiste Taulant Balla i cili bëri një ekspoze të zhvillimeve të fundit dhe të axhendës ambicioze të qeverisë shqiptare gjatë muajve të fundit. Gjatë këtij takimi Sekretari ndërkombëtar i LSI Ralf Gjoni u shpreh se Shqipëria gjatë vitit të kaluar ka bërë hapa të medhënj përpara në konsolidimin e demokracisë së saj dhe se zhvillimet pozitive të vendit janë një lajm i mirë edhe për rajonin.

Gjoni theksoi se pavarësisht shtyrjes së miratimit të statusit të vendit kandidat në BE në dhjetor nga disa vende anëtare, mazhoranca qeverisëse është e vendosur në axhendën e reformave të saj, të cilat janë të vonuara dhe kërkohen nga qytetarët, të cilët presin rezultate konkrete në fushat e drejtësisë dhe zhvillimit ekonomik.

Në emër të Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ralf Gjoni falenderoi të gjithë miqtë social-demokratë të Shqipërisë në PES dhe në Parlamentin Evropian të cilët nuk e kanë ndalur asnjëherë mbështetjen e tyre gjatë këtyre viteve për axhendën evropiane të Shqipërisë dhe të rajonit, dhe të shpreh shpresën tonë për një rezultat sa më të suksesshëm të partive social-demokrate në zgjedhjet e evropiane, që do konsolidonte të ardhmen evropiane të të gjithë rajonit, veçanërisht në kontekstin e forcimit të partive radikale në disa vende të Bashkimit Evropian”.

Në përfundim të Kongresit të PES, mbi 91% e delegatëve votuan masivisht në favor të kandidaturës së Martin Schulz për postin e Presidentit të Komisionit Evropian, që gjatë zgjedhjeve të ardhshme evropiane do të zgjidhet për herë të parë përmes votës së drejtpërdrejtë të votuesve në vendet anëtare të BE. Martin Schulz gjatë fjalës së tij përshëndetëse, tha: “Dua të jem Presidenti i parë i Komisionit Evropian që nuk është rezultat i marrëveshjeve në zyrat e Brukselit, por rezultati i votës demokratike. Unë dua vetëm një marrëveshje, atë që bëhet vetëm me zgjedhësit evropianë”.

PES adoptoi gjithashtu edhe manifestin e fushatës elektorale në Romë, i cili do të bazohet në shtyllat e punësimit, rritjes ekonomike, reformës së sektorit financiar në Evropë, ruajtjes së rrjetës sociale evropiane dhe forcimit të lidershipit evropian në botë në luftën kundër ndryshimeve klimatike. Zgjedhjet evropiane do të mbahen në 28 vende anëtare të BE-së në 22-25 Maj 2014, nga të cilat do të zgjidhen 751 Eurodeputetë. Presidenti i Komisionit Evropian do të zgjidhet nga maxhoranca e Eurodeputetëve pas propozimit nga Këshilli Evropian. Nëse partitë socialdemokrate arrijnë të fitojnë shumicën në Parlamentin Evropian, atëhere kjo do të konsolidojë kandidaturën e Martin Schulz për President të Komisionit Evropian.

Rama investitorëve italianë: Ju ofrojmë atë që ëndërroni

rama-inspekton-hipotekenGjatë qëndrimit të tij në Romë, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka zhvilluar një takim me investitorë dhe sipërmarrës italianë. Duke u paraqitur avantazhet që kanë për të investuar në Shqipëri, Rama ka vënë theksin tek burimet dhe mundësitë e pafundme që vendi ynë ofron. Rama theksoi se Shqipëria ofron për investitorët italianë ato lehtësira dhe atë ambient që ata ëndërrojnë ta kenë në Itali.

“Në sektorin e prodhimit jemi duke përgatitur një tjetër paketë speciale me të tjera iniciativa. Ne kemi shumë nevojë për ta zhvilluar këtë sektor pasi kemi nevojë për më shumë vende pune. Gjatë prillit do të miratojmë ligjin mbi investimet e huaja në Shqipëri dhe një prej gjërave që duam të bëjmë është krijimi i një sporteli të vetëm për investitorët e huaj. Kjo do të thotë se pavarësisht nga fakti se duan të investojnë në turizëm, transport në energji apo në telekomunikacion sipërmarrësit do të paraqiten në një sportel të vetëm, do vënë në dispozicion idenë e tyre dhe më pas është një rrugëtim i mirëpërcaktuar nga ligji”, tha Rama.

Kryeministri veçoi turizmin si një sektor me sukses të garantuar për investimet, pasi bukuritë natyrore, të pashfrytëzuara ende, janë të veçantat që Shqipëria ofron. Gjithashtu, kryeministri orientoi investitorët në sektorë të tillë si energjia, infrastruktura, bujqësia, etj. “Shqipëria duhet parë si porta  e një tregu të madh, pasi nuk bëhet fjalë vetëm për  një treg shqiptar, por për një treg rajonal”  u shpreh kryeministri gjatë bashkëbisedimit.

“Ne jemi vendi më i afërt me Italinë dhe një portë e Ballkanit. Ballkani sot nuk është më rajoni që ishte një vit më parë. Me marrëveshjen e paqes mes shqiptarëve të Kosovës dhe serbëve praktikisht mori fund historia e konflikteve në Ballkan. 2014 është viti i parë që nuk ka vende në konflikt me njëri tjetrin. Tani të gjithë e kanë kuptuar se të vetëm mund të bëjmë pak sa i takon projekteve madhore. Mund të bëjmë të vetëm sa i takon investimeve direkte për shembull në manifakturë, agrikulturë turizëm, energji por nuk mund të shkojmë larg duke menduar për hekurudha apo autostrada të nivelit evropian që mund t’i ndërtojmë me buxhetet lokale. Unë mendoj se të gjithë kolegët e mi që udhëheqin vendet e tjera të rajonit janë shumë të disponueshëm për të punuar së bashku për të mirëpritur, mirëpranuar dhe për të mbështetur sipërmarrje që duan të investojnë në këtë drejtim”, ka shtuar kryeministri.