Rama me fasonët: Do nxisim punësimin

rama profilKryeministri, Edi Rama ka zhvilluar sot takime me biznesin fason. Së bashku me Ministrin e Zhvillimit Ekonomik dhe Sipërmarrjes, Arben Ahmetaj, u bëri të ditur drejtuesve të këtij biznesi disa nga masat konkrete që do të merren për të nxitur këtë biznes dhe për të rritur punësimin në vend.

“Kemi ardhur edhe më përpara… prandaj jemi kthyer që në bazë të atyre detyrave që na keni dhënë, 42 pikave që i shënim ministri. Janë disa masa që janë absolutisht të domosdoshme”, tha Rama gjatë bisedës.

Kryeministri tha se qeveria do ta mbështesë industrinë fason duke krijuar kushte që të mund të përballohen sipërfaqet me qira; që të mund të përballohet rritja e fuqisë punëtore, pa pasur barrën e sigurimeve për një periudhë të caktuar, për çdo vend të ri pune; si dhe që bashkërisht të nxitet kualifikimit, në mënyre që të shkojmë drejt ciklit të mbyllur. Qeveria ka premtuar se shumë shpejt do të prezantoj një paketë të re me masa lehtësuese për zhvillimin e fasonëve.

Sonte Lecco u jep lamtumirën tri vajzave të vrara

edlira-dobrushi-lecco-1-sidny-keissi-simonaMbrëmjen e sotme, qyteti i Leccos u jep lamtumirën tri motrave qëmëngjesin e 9 marsit u vranë me thikë nga nëna e tyre. Trupat e Simonës, Keisit dhe Sindit do të çohen në Casa sul Pozzo, komuniteti i atë Angelo Cupinit në Chiuso (lagjja periferike e Leccos ku jetonin vajzat me të ëmëm).

Aty, shqiptarë e italianë, do të mblidhen për të ngushëlluar babanë dhe për të përshëndetur për të fundit herë tri vajzat e vogla para se të largohen njëherë e përgjithmonë nga qyteti ku kaluan vitet e pakta të jetës së tyre. Nesër në mëngjes arkivolet e vajzave të shoqëruara nga i ati, Bashkim Dobrushi, do të nisen për në Shqipëri. Ato do të varrosen në Kukës, vendlindja e prindërve të tyre.

Mbrëmjen e sotme, në orën 18.30, në Bazilikën e qytetit do të mbahet një meshë në kujtim të tri motrave, ku do të mblidhen të krishterë e myslimanë.

Ndërsa të premten, në xhaminë e Chiusos, komuniteti mysliman i zonës do të mbajë një ceremoni mortore lutjesh.

Ndërkohë, Edlira Dobrushi, nëna vrasëse e vajzave të veta, gjendet akoma e shtruar në spital ku po kurohet për plagët e marra në tentativën e vetëvrasjes, gjithnjë në gjendje arresti. “Ishte nënë e mirë, por më vrau vajzat e këtë gjë nuk do t’ia fal kurrë”. – thotë për të Bashkim Dobrushi, që nuk arrin të kuptojë krimin e gruas prej të cilës ishte ndarë vetëm pak muaj më parë, por që takonte thuajse çdo ditë sepse jetonte me të vëllanë as 500 metra larg shtëpisë ku banonte Edlira me të bijat. “Vajzat tona ishin të mrekullueshme dhe ajo ishte nënë e mirë, si të gjitha nënat. Edhe pse ne nuk shkonim më mirë e shpesh grindeshim, nuk e kisha imagjinuar kurrë se do t’u bënte keq vajzave”.

SHBA, rezolutë kundër ndërhyrjes ruse në Ukrainë

SHBA_466378_thumb_largeNdërkohë që kriza në Ukrainë vazhdon, Dhoma e Përfaqësuesve miratoi me shumicë dërrmuese të votave një rezolutë e cila dënon shkeljen e sovranitetit të Ukrainës nga ana e forcave ushtarake ruse, dhe bën thirrje për vendosjen e vëzhguesve ndërkombëtarë në Krime dhe rajone të tjera të Ukrainës. 403 ligjvënës votuan në favor të rezolutës dhe gjashtë prej tyre votuan kundër.

Me një shfaqje të rrallë të unitetit, Dhoma e Përfaqësuesve miratoi masën e dytë në më pak se një javë për të treguar solidaritet me popullin e Ukrainës. Javën e kaluar, Dhoma e Përfqësuesve miratoi një projekt-ligj për t’i dhënë 1 miliard dollarë hua të garantuar qeverisë së re ukrainase. Senati gjithashtu po shqyrton një paketë ndihmash për Ukrainën, por nuk ka votuar ende. Qeveria e përkohshme e Ukrainës i ka bërë thirrje për ndihmë Shteteve të Bashkuara dhe Britanisë së Madhe.

Ligjvënësi demokrat Steny Hoyer tha se rezoluta e miratuar dje tregon qëndrimin e amerikanëve mbi ndërhyrjen ruse në Ukrainë.

“Populli i Ukrainës i cili dëshiron të ndërtojë një të ardhme të bazuar në demokraci dhe liri do të na dëgjojë dhe do të forcohet nga mbështetja jonë”.

Duke marrë parasysh ngecjen e përpjekjeve diplomatike për zgjidhjen e krizës, disa udhëheqës republikanë janë duke bërë thirrje që Shtetet e Bashkuara të përshpejtojnë eksportin e saj të gazit natyror në Evropë, pasi Ukraina dhe një numër i vendeve evropiane janë të varura nga Rusia për nevojat e tyre të energjisë. Luke Messer është ligjvënës republikan.

“Amerika duhet të shfrytëzojë këtë mundësi për të zgjeruar prodhimin e energjisë dhe eksportimin e saj për t’i dërguar një mesazh të qartë Ukrainës, Rusisë dhe aleatëve tanë se Amerika nuk do të lejojë Rusinë të përdorë burimet e saj të energjisë për të frikësuar botën”.

Sot, Kryeministri i përkohshëm ukrainas, Arseniy Yatsenyuk do të vizitojë Shtëpinë e Bardhë dhe kongresin amerikan ku ai do të takohet me kryetarin e Komisionit të Senatit për Marrëdhëniet me Jashtë, Robert Menendez dhe anëtarë të tjerë të këtij komisioni.

Rihapet çështja e djegies së gazetës “Koha Jonë”, Lesi thirret në Prokurori

nikoll lesiRihapet çështja e djegies së gazetës “Koha Jonë”. Ditën e sotme është thirrur në Prokurorinë e Tiranës  botuesi i kësaj gazete Nikollë Lesi.

Lesi është thirrur në Prokurori në cilësinë e dëshmitarit në lidhje me ngjarjen e 2 mars të vitit 1997 ku u dogj gazeta “Koha Jonë”.

“Kërkova të pyeten si persona që kanë dijeni për ngjarjen, Berisha, Visho Ajazi, Agim Shehu dhe Agron Musaraj. Prokuroria e Tiranës ka marrë si fakt edhe një emision të Andi Bushatit, të zhvilluar ditët e fundit” është shprehur Lesi.

Në vitin 2012, Gjykata e Tiranës pushoi çështjen me arsyetimin se kanë kaluar afatet.

Qëllohen me armë zjarri, humbin jetën 2 persona

policiaDy persona kanë mbetur të vdekur si pasojë e të shtënave me armë zjarri në Tiranë dhe Pogradec.

Mësohet se, një 50-vjeçar është qëlluar për vdekje me armë zjarri në kryeqytet. Ngjarja e rëndë është shënuar në rrugën “Kongresi i Manastirit”, pranë Spitalit të Pediatrisë. Shtetasi Sami Sheta, u qëllua për vdekje nga persona ende të paidentifikuar nga autoritetet lokale.

Ndërkohë një tjetër vrasje u shënua mbrëmë vonë edhe në fshatin Proptisht të Pogradecit. 46-vjeçari Shkëlqim Topalli u qëllua me armë në derën e banesës së tij.

Ai është thirrur me emër tjetër nga autori, i cili sapo ai ka dalë nga shtëpia e ka qëlluar me breshëri automatiku dhe është larguar nga vendngjarja.

Mësohet se 46-vjeçari është dërguar me urgjencë në spital, por nuk ka arritur t’i rezistoj plagëve të marra.Ndërkohë policia është duke vijuar hetimet për të bërë zbardhjen e plotë dhe të detajuar të të dyja ngjarjeve në fjalë.

 

Rama: Heshtje e dyfishtë pasi nuk pati një vendim

heshtja e dyfishteKryeministri i vendit, Edi Rama, i pranishëm në prezantimin e librit të gazetarit Carlo Bollino “Heshtja e dyfishtë” tha se , “ishim të vegjël dhe nuk kishim kushtet e nevojshme për të marrë një përgjegjësi të madhe si ajo e demontimit të armëve kimike të Sirisë”.
Sipas kryeministrit Edi Rama “Heshtja e dyfishtë”, ka qenë e imponuar nga fakti se nuk ka patur një vendim.
“Po të kishte një vendim e gjitha do t’i prezantohej publikut, më tutje parlamentit e kështu me radhë. Për sa kohë që vetë ne ishim njerëzit që diskutonim intensivisht nuk e kishim një vendim çfarë do na duhej të thoshim.”, tha Rama.
Shefi i Ekzekutivit tha se “çështja ishte kaq delikate në kushtet kur ne vetë nuk kishim marrë për të komunikuar me publikun, ky vendim do ta komprometonte plotësisht ngjarjen. Ne ishim shumë të vegjël për të qenë vetëm në mes të dy fuqive të mëdha ndërkohë që vendet e tjera nuk ishin rrotull.”
“Shprehja e Metës, vijoi Rama, ishte ajo që ne të gjithë e ndjenim. Shpatullat tona nuk na e mbanin dot dhe si takonte Shqipërisë që ta përballonte e vetme barrën. Këtu pastaj natyrisht u bë një situatë krejt e pamundur për të patur më shumë kohë. Në atë limit kohor, jo ne por dhe vetë amerikane dhe rusët që i kishin vënë ato limite kohore, nuk mund të bënim dot gjë”, u shpreh cilesoi kryeministri Rama.
Kryeministri Rama tha se, pala shqiptare u shpreh e gatshme për të biseduar, ndërsa nuk ishte marrë asnjë vendim.
Rama sqaroi se “kur kalon një ngjarje të tillë si protagonist me hir apo me pahir besoj se është e mira t’i kthehesh ngjarjes dhe unë e kam bërë kete. Nëse do e rifilloja nga e para do bëja po të njëjtën gjë, sepse nuk shihja dhe nuk shoh ndonjë gjë ndryshe. Ne nuk kemi patur një vendim, por kemi qenë në një proces të nisur nga zanafilla me e natyrshme dhe më normale.”
“SHBA, shtoi Rama, i kërkon Shqipërisë një kontribut dhe Shqipëria nuk mund të thotë asnjëherë “jo nuk e konsideroj, por PO unë do e konsideroj”. Pastaj rrjedha e ngjarjeve e solli që Shqipëria nuk e mori përsipër. Po e njëjta gjë edhe për vendet e tjera. Në rastin tonë nuk kishte asgjë unikale. Shqipëria të paktën me fjalë në fjalën e qeverisë e ka patur. Ne e konsiderojmë pjesëmarrjen si një rreshtim në anën e drejtë të historisë dhe kur duhet të themi jemi prezent apo mungojmë ne nuk duhet të themi mungojmë”, nënvizoi Rama.

Kryeministri i vendit shtoi gjithashtu se në bisedime ka komunikuar vetëm më SHBA-të dhe asnjëherë me Rusinë.
Të pranishëm në Teatrin e Komedisë ku u prezantua libri “Heshtja e Dyfishtë”,ishte  kryetari i Kuvendit Ilir Meta, ministrja e Mbrojtjes Mimi Kodheli, ministri i Jashtëm Ditmir Bushati, si dhe deputet të parlamentit shqiptar, apo ambientalit.
Në prezantimin e librit, gazetari Carlo Bollino shpjegon arsyet pse ky libër është titulluar “Heshtja e dyfishtë”. Bollino i referohet heshtjes së protagonistëve kryesore, nga njëra anë një heshtje e qeverisë shqiptare, institucione, apo diplomacisë, dhe nga ana tjetër një heshtje edhe nga ana e negociatorëve amerikane.

Merkel flet për ”aneksim” të Krimesë nga Rusia

MERKELKancelarja gjermane, Angela Merkel deklaroi sot se situata në Krime i përngjante ”një aneksimi” nga ana e Rusisë, sipas deklaratave të bëra para deputetëve konservatorë dhe të raportuara nga një burim parlamentar.
”Mund të flasim për një aneksim”, ka deklaruar gjatë një takimi me deputetët e grupit parlamentar konservator CDU/CSU (Unioni Kristiandemokrat, Union Kristiansocial), dhe sipas saj ”Rusia i kishte zhvatur Krimenë Ukrainës”.
”Kjo gjë nuk duhet lejuar të ndodhë”, kishte theksuar ajo, sipas po të njëjtit burim parlamentar gjermane.

Meta: Ka pasur spekullime për armët Kimike të Sirisë

ilir-meta22“Ka pasur spekulime të shumta mbi gadishmërine e kryeministrit Rama mbi diskutimet për armët Kimike të Sirisë, dhe ky ishte dhe thelbi i tensionit”, tha sot pasdite , Kreu i Kuvendit Ilir Meta, gjatë prezantimit të librit të gazetarit Carlo Bollino “Heshtja e dyfishtë” kushtuar prapaskenave kombëtare e ndërkombëtare që paraprinë vendimin e qeverisë Rama për t’i thënë “Jo!” pranimit të armëve kimike siriane për t’u demontuar në territorin shqiptar. Meta tha se qeveria ka marrë vendimin e duhur.
Sipas Metës, është keqkuptuar gatishmëria e kryeministrit Rama për të biseduar lidhur me këtë çështje, duke u menduar si një përgjigje pozitive. Sa i takon marrjes së përgjegjësive lidhur me këtë çështje, Meta tha se “kjo do të ishte një përgjegjësi që mund të mbahej, ku dhe vetë shqiptarët të bëheshin pjesë e saj”.
Meta tha se, “lidhur me këtë çështje dua të shpreh bindjen se themeli i gjithë këtij keqkuptimi dhe tensioni ka të bëjë pikërisht më faktin se gatishmëria e shprehur nga kryeministri pas kërkesës, propozimit apo kontaktit për të kontribuuar është paraqitur, keqkuptuar si një përgjigje PO e mirë menduar e thelluar dhe e studiuar. Në këtë hapësirë mendoj se këtu lëviz e gjithë ngjarja.”
“Kam qenë i bindur se nëse Shqipëria do të merrte përsipër një përgjegjësi, kjo e fundit do të ishte një përgjegjësi që mund të mbahej, ku dhe vetë shqiptarët të bëheshin pjesë e saj. Nuk duhen harruar se qeveria një ndër vendimet e para ka marrë heqjen e mbeturinave dhe në këto kushte situata është komplikuar. Në këto kushte askush nuk mund të fajësojë kryeministrin për frymën e tij të bashkëpunimit me aleatët. Të mos harrojmë se Shqipëria dhe Kosova është një përfituese e madhe nga angazhimi i të tjerëve në luftën për paqe.Kështu që kemi një keqkuptim. Çdo vendim do të kalonte në mënyrë transparentë. Do kalohej në parlament do diskutohej me shoqërinë civile”, tha kreu i Kuvendit Ilir Meta.
Të pranishëm në Teatrin e Komedisë janë kryeministri Edi Rama, kryetari i Kuvendit Ilir Meta, ministrja e Mbrojtjes Mimi Kodheli, ministri i Jashtëm Ditmir Bushati, si dhe deputet të parlamentit shqiptar, dhe ambientaliste.
Në prezantimin e librit, gazetari Carlo Bollino shpjegon arsyet pse ky libër është titulluar “Heshtja e dyfishtë”.
Bollino i referohet heshtjes së protagonistëve kryesore, nga njëra anë një heshtje e qeverisë shqiptare, institucione, apo diplomacisë, dhe nga ana tjetër një heshtje edhe nga ana e negociatorëve amerikane.

Roth: Gjermania pro Shqipërisë në BE

big_photo_2Takimin e parë gjatë vizitës së saj zyrtare në Gjermani, ministrja e Integrimit Evropian,  Klajda Gjosha e ka zhvilluar me ministrin e Shtetit, Michael Roth. Duke u ndalur te perspektiva evropiane e Shqipërisë, Ministrja Gjosha nënvizoi vendosmërinë  e qeverisë shqiptare për të përmbushur të gjitha reformat dhe standardet e kërkuara nga Bashkimi Evropian.

“Për ne Bashkimi Evropian është një forcë transformuese që na nxit të zhvillojmë akoma më tepër vendin tonë. Qeveria shqiptare është e palëkundur në angazhimin e saj për të përmbushur reformat, pasi ato në radhë të parë i shërbejnë  qytetarëve tanë”, u shpreh Gjosha gjatë takimit.

Nga ana e tij, ministri gjerman është shprehur se reformat janë e vetmja mënyrë për të përshpejtuar procesin e integrimit në BE. Roth ka theksuar se, Gjermania do të mbështesë Shqipërinë në rrugën e saj drejt BE-së.

Pse bien ende celularët e pasagjerëve të avionit të humbur?

familjaret“Misteri i paprecedent” i avionit të zhdukur të “Malaysian Airlines” u bë më i madh ditën e hënë, kur të afërmit thanë se ata mund të dërgonin thirrje në telefonat e  njerëzve të tyre.

Sipas Uashington Post, familjet e disa prej pasagjerëve të bordit thanë se ata dëgjonin sinjalin e thirrjeve dhe mund t’i shikonin ata aktivë online në shërbimin e rrjetit social kinez, të quajtur QQ.

Një burrë tha se llogaria e QQ e kunatit të tij e tregonte atë online, por për ata që po presin në mënyrë të dëshpëruar për lajme, mesazhet e dërguara nuk kanë marrë përgjigje, po ashtu edhe thirrjet e tyre kanë mbetur pa përgjigje.

Ky zhvillim i ri vjen në një kohë kur autoritetet malajziane than se kishin identifikuar një nga burrat që po udhëtonte me pasaportë të vjedhur dhe se ai nuk konsiderohej si terrorist. Ai ishte një azilkërkues 19-vjeçar iranian, i quajtur Pouriria Nur Mohammad Mehrdad, që do shkonte të takonte nënën e tij në Gjermani.