Vritet me armë zjarri një 48-vjeçar

policiaÇesk Pjetri, 48 vjeç, banues në fshatin Ashtë, Shkodër ka gjetur vdekjen ditën e sotme, pasi u qëllua me armë zjarri nga një person tjeter. Zëdhënësi i shtypit i policisë së Shkodrës, Bardhyl Saliu, tha për ATSH-në se ngjarja në fjalë ndodhi në fshatin Ashtë, rreth 20 kilometra nga qyteti i Shkodrës, ku për motive të dobëta, 60 vjeçari Mark Jaku qëlloi me armë zjarri fqinin e tij, Pjetri. Zedhenesi shtoi se me të marrë informacionin, në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë së Shkodrës, të cilat kanë bërë të mundur arrestimin në një kohë shumë të shpejtë te autorit te dyshuar të kësaj vrasje, Mark Jaku.

Fajon: E papranueshme që nuk ka fajtor për 21 janarin

-tanja-fajonEurodeputetja Tanja Fajon, ka ngritur çështjen e 21 janarit, gjatë takimit të Stabilizim Asocimit ndërmjet Shqipërisë dhe BE-së që po mbahet në Parlamentin Europian në Strasburg. Siç bën të ditur vetë zonja Fajon në faqen e saj zyrtare në twitter është e papranueshme që nuk ka një fajtor për vrasësit e protestuesve më 21 janar. “Ngrita çështjen e protestuesve të varë më 21 janar të vitit 2011 pranë selisë së qeverisë në Tiranë. Sërish nuk ka autorë, E papranueshme”, shkruan eurodeputretja sllovene Tanja Fajon, e cila është një nga parlamentaret më aktive për çështjet e Ballkanit Perëndimor. Në Strasburg po zhvillohet mbledhja e Komitetit të 7 për Stabilizim -Asociimin e Shqipërisë ku karrin pjesë 10 deputetë të Parlamentit sdhqiptar si anëtarë të Komisionit të Jashtëm të Parlamentit Europian.

Rama: Bashkëpunimi i zyrave të punës me sipërmarrjen, mundësi për vende të reja pune

edi rama 6Kryeministri Edi Rama, duke folur në ceremoninë e hapjes së Zyrës së re të Punës në qytetin e Kavajës, tha sot se “punëdhënësi më i madh është sipërmarrja private, ndaj dhe prioriteti kryesor i Qeverisë, rritja e punësimit, është domosdoshmërisht e lidhur me krijimin e kushteve dhe nxitjen e zhvillimit të kësaj sipërmarrjeje”.  Ai e vlerësoi si shumë të rëndësishëm dhe me efekte pozitive të ndërsjellta, bashkëpunimin e Zyrës Kombëtare të Punësimit dhe atyre rajonale me biznesin privat. Ndërsa përsëriti angazhimin e qeverisë, tashmë drejt legalizimit të plotë, paketën fiskave me masa lehtësuese për industrinë fasone, Kryeministri  bëri të ditur se shumë shpejt, në afërsi të qytetit të Kavajës do të ndërtohet një zonë industriale, në përbërje të së cilës do të ngrihen kapanone në shërbim të industrisë fasone, cka, sipas tij, do të krijojë mundësinë për punësim të mijëra grave dhe vajzave të këtij qyteti.

Objekte lundruese në det, pistë e re pas zhdukjes së mistershme të avionit

Boeing_777_above_clouds,_cropNjë satelit kinez ka diktuar në det të hapur disa objekte lundruese, ndoshta mbetje të avionit Boeing 777 i zhdukur pesë ditë më parë pas ngritjes nga pista e Kuala Lumpurit, një pistë e re në një nga katastrofat më misterioze të aviacionit modern.
Vietnami bëri të ditur se aeroplanët e tij, dy avionë “AN-26″ u dërguan atje sot në mëngjes. Ata nuk diktuan asnjë mbeturinë në zonën e sipërpërmendur, në detin e Kinës jugore, mes Malajzisë dhe Vietnamit.
Avionët u kthyen në bazë pa gjetur asgjë për momentin, njoftoi Dinh Viet Thang, zëvendës drejtor i Aviacionit Civil të Vietnamit.
I njëjti konstatim edhe nga pala malajziane. “Zero vëzhgim” shkroi në një mesazh shefi i operacioneve ajrore malajziane, Affendi Buang.

Spiropali në Bruksel, takon kreun e DG TAXUD, Zourek

elisa2-spiropaliDrejtorja e Përgjithshme e Doganave, Elisa Spiropali, zhvilloi një takim me Drejtorin e Pergjithshem te Taksave dhe Unionit Doganor te Bashkimit Europian (DG TAXUD), Heinz Zourek, ku u diskutua mbi projektet e qeverisë shqiptare dhe administratës doganore.
Spiropali bëri të ditur se gjtë takimit u diskutua edhe për Draft Kodin e ri Doganor. Ajo informoi z. Zourek se Darft Kodi i Doganor u përfundua nga ekspertët e doganës në 4 muaj. Sipas saj, Draft Kodi i Ri Doganor është praktika e re dhe e unifikuar e doganës shqiptare me sistemin doganor europian. “Jam krenare që në vetëm gjashtë muaj, qeveria e lindur nga aspirata e rilindjes, vendos një gur kaq të rëndë themeli për një rrugë krejt të re marrëdhëniesh europiane mes biznesit dhe doganës”, thekson Spiropali.
Projekti i dytë i rëndësishëm për te cilin Spiropali diskutoi me kreun e Taksave dhe Unionit Doganor të BE-së, ishte edhe ai i krijimit të njës sporteli të vetëm doganor. Sipas Spiropalit, “sporteli i vetëm doganor”, (Single window), ështe një sistem telematik shkëmbimi informacioni që modernizon më tej doganën dhe administratën e 15 institucioneve të përfshira. “Sporteli i vetem po rezulton një nga praktikat më të suksesshme në BE dhe adoptimi i tij do sillte avantazhe për transparencë në administratë”, shkruan Spiropali.
Mbi të gjitha, thekson ajo, takimi ishte një vlerësim për luftën kundër korrupsionit dhe reformimit sistemik të administratës doganore. “Lejomëni në fund të nënvizoj se unifikimi i praktikave nuk ishte ende një kërkesë detyruese e BE-së, por është prova se BE për ne nuk është një rrugë për diku, por një udhëtim brenda vetes për të ndërtuar Shqipërinë Europiane, shtetin europian të shqiptarëve”, shkruan më tej Spiropali.

Apeli i Durrësit liron dy studentet e “ryshfetit”

gjykata e apelit durresGjykata e Apelit në Durrës ka lënë të lirë dy studentet e arrestuara për dhënie ryshfeti. Ky ka qenë vullneti i Apelit që iu ka dhënë lirinë studenteve Eralda Lika dhe Merushe Beçeri, ndërkohë që mbetet në burg pedagogu Endri Sina. Për dy studentët Gjykata e Apelit vendosi detyrim paraqitje ndërsa pedagogu Sina do të qëndrojë pas hekurave deri në përfundim të hetimeve. Pedagogu Sina dhe dy studentet u arrestuan në muajin shkurt. Sipas hetuesve të çështjes, dy studentet për të gjitha provimet e ditës për lëndën e Kimisë në degën Infermieri, kërkonin para nga studentët e tjerë për të ndikuar tek pedagogia O. Tota, për të kaluar ose për të marrë një notë maksimale.

Shuma që kërkonin dy studentet seksere   varionte nga 20 mijë deri në 25 mijë lekë të reja. Ndërsa pedagogia O. Tota gjithashtu e arrestuar, u jepte studentëve tezat e zgjidhura. Nga hetimet e kryera ka rezultuar se pedagogia e Kimisë bashkëpunonte me pedagogun Endrit Sina, i cili ishte në të njëjtën zyrë me të. “Nga hetimet me metoda speciale, përgjim telefoni dhe pamje filmike, ka rezultuar se të ndaluarit në periudha të ndryshme, kanë favorizuar studentë të këtij fakulteti në provimet e detyrueshme, kundrejt përfitimeve të paligjshme. U arrit të provohet me prova ligjore se për çdo provim pedagogët përfitonin si ryshfet nga çdo student shuma të ndryshme parash në bazë të notës që kërkonin”, deklaruan burimet nga organi i akuzës.

Plagoset 29-vjeçarja, nuk njihen shkaqet

policiaNjë 29-vjeçare ka mbetur e plagosur me armë zjarri sot në mbrëmje në Tiranë. Ngjarja ka ndodhur në afërsi të ish-ekspozitës “Shqipëria Sot”, pranë Gjykatës së Shkallës së Parë, Tiranë.

E plagosur me pistoletë ka mbetur Almba Beqa, e cila punonte në një call-center të vendosur në një nga pallatet pranë vendngjarjes.

Në vendngjarje kanë shkuar ekspertë të kriminalistikës për mbledhjen e provave.

‘Mbyllen’ varrezat e Sharrës dhe Tufinës

varrezat e sharresDisa muaj më parë bashkia e Tiranës deklaroi mbylljen e varrezave të Sharrës, pasi nuk kishte më vende për varrosjen e personave të tjerë. I vetmi vend për t’u prehur trupat e të vdekurve në Tiranë, pati mbetur Tufina. Por sot bashkia e kryeqytetit, me anë të një njoftimi zyrtar, deklaroi se edhe në Tufinë nuk ka më vende.

“Ndërmarrja e Shërbimit Funeral ka njoftuar zyrtarisht ezaurimin e të gjitha hapësirave edhe në varrezën e Tufinës, pasi në atë të Sharrës janë ezaurur prej kohësh”, -thuhet në njoftimin për shtyp që bashkia e Tiranës u ka dërguar mediave. Përveç vuajtjes që kalojnë njerëzit kur i vdes një i afërm, tashmë qytetarët e Tiranës duhet të vuajnë edhe faktin se nuk kanë ku ta varrosin njeriun e tyre.

Në këto kushte, teksa gjendja duke alarmante, bashkia e Tiranës akuzon qeverinë se nuk e ka marrë në konsideratë këtë shqetësim, duke mos i hapur rrugë shpronësimit të tokës për interesin publik, si dhe i bën thirrje që të ndërhyjë sa më parë për të zgjedhur këtë problem.

“Prej muajsh, shqetësimi i është përcjellë qeverisë shqiptare, e cila vazhdon të mos e marrë në konsideratë këtë shqetësim të qytetarëve të Tiranës. Mungesa e vendimit të qeverisë që i hap rrugën shpronësimit për interes publik bën të pamundur vazhdimin e kryerjes së ceremonive mortore në të dy varrezat publike të Tiranës në Sharrë dhe Tufinë. Duke shprehur keqardhjen për situatën e krijuar, i kërkojmë qeverisë të ndërhyjë sa më parë në zgjidhjen e kësaj problematike të krijuar nga bllokimi i saj”, -thuhet më tej në njoftim.

 

pas shpërthimit të dy pallateve ditën e sotme në Harlem, New York

Një burrë duke marrë një fëmijë pas shpërthimit të dy pallateve ditën e sotme në Harlem, New York. (Mike Segar, Reuters/Contrasto)
Një burrë duke marrë një fëmijë pas shpërthimit të dy pallateve ditën e sotme në  Harlem, New York. (Mike Segar, Reuters/Contrasto)
Një burrë duke marrë një fëmijë pas shpërthimit të dy pallateve ditën e sotme në Harlem, New York. (Mike Segar, Reuters/Contrasto)

Qeveria ndryshon Nëpunësin Civil

keshilli i ministraveKëshilli i Ministrave, në mbledhjen e sotme, ka bërë disa ndryshime në ligjin për Nëpunësin Civil, ku jepen edhe kriteret për personat që dëshirojnë të punojnë në administratën publike.

“Ky vendim rregullon procedurën e rekrutimit, të emërimit dhe periudhën e provës për nëpunësit civilë të kategorisë ekzekutive, si dhe procedurën e lëvizjes paralele e të ngritjes në detyrë”, -thuhet në vendimin e Këshillit të Ministrave.

 

PARIMET E PRANIMIT NË SHËRBIMIN CIVIL:

 

1. Procedura e pranimit në shërbimin civil organizohet vetëm për kategorinë ekzekutive. Kjo procedurë organizohet në mënyrë të ndarë për grupin e pozicioneve të administrimit të përgjithshëm dhe për çdo grup të pozicioneve të administrimit të posaçëm.

2. DAP-i organizon procedurën e pranimit për të gjitha pozicionet e kategorisë ekzekutive për administratën shtetërore, ndërsa njësitë përgjegjëse në institucionet e pavarura/njësitë e qeverisjes vendore organizojnë procedurën për institucionet respektive.

 3. Bazuar në planin vjetor të pranimit, njësia përgjegjëse njofton procedurën e pranimit për çdo grup, duke bërë të njohur edhe planin e zhvillimit të procedurës për secilin grup, jo më vonë se një muaj pas miratimit të këtij plani nga organet përgjegjëse, ose gjatë vitit kur shfaqet e nevojshme si rezultat i krijimit të vendeve vakante në mënyrë të paparashikuar.

4. Për institucionet e administratës shtetërore, shpallja e procedurës së pranimit për secilin grup publikohet në portalin “Shërbimi Kombëtar i Punësimit” dhe faqen zyrtare të DAP-it dhe qëndron e publikuar deri në përfundimin e procedurës së pranimit.

5. Institucionet e pavarura dhe njësitë e qeverisjes vendore bëjnë shpalljen e procedurës së pranimit për secilin grup në portalin “Shërbimi Kombëtar i Punësimit” dhe në stendat e informimit të publikut.

6. Institucionet, përveç mënyrave detyruese të shpalljeve të përcaktuara në pikat 4 dhe 5, të këtij vendimi, mund të përdorin si mënyra alternative të shpalljes së konkurrimit faqen e internetit të institucionit, si dhe çdo mjet tjetër të konsideruar të përshtatshëm për shpalljen, të njohur nga legjislacioni në fuqi.

7. Shpallja e procedurës së pranimit botohet të paktën 60 (gjashtëdhjetë) ditë kalendarike para datës së parashikuar për zhvillimin e konkurrimit.

8. Shpallja në portal dhe në faqen zyrtare të DAP-it përmban këto të dhëna:

a) Fushën kryesore mbi të cilën do të bazohet konkurrimi, si dhe aftësitë dhe cilësitë që do të vlerësohen në konkurrim;

b) Fazat në të cilën do të kalojë konkurrimi, me shkrim dhe me gojë;

c) Numrin e vendeve të planifikuara për të cilat do të bëhet pranimi;

ç) Kërkesat e përgjithshme, në përputhje me nenin 21, të ligjit nr.152/2013, “Për nëpunësin civil”;

d) Përshkrimin e përgjithshëm të punës së grupit/grupeve të administrimit të përgjithshëm/të posaçëm, për të cilin do të zhvillohet konkurrimi;

dh)  Kërkesat e veçanta të grupit të administrimit të përgjithshëm/të

posaçëm;

e)  Dokumentet që duhet të dorëzohen dhe mënyrën e dorëzimit të tyre;

ë)  Afatin e dorëzimit të përcaktuar me datë të saktë kalendarike;

f)  Datën e daljes së rezultateve për fazën e vlerësimit paraprak të kandidatëve;

g)  Datën, vendin dhe orën ku do të zhvillohet konkurrimi;

gj)  Mënyrën e vlerësimit të kandidatëve në fazën e verifikimit paraprak, si dhe në fazën e vlerësimit të kandidatëve;

h)  Datën e daljes së rezultateve të konkurrimit;

i)   Mënyrën e njoftimit dhe komunikimit me kandidatët.

9. Dokumentacioni duhet të dorëzohet jo më vonë se 30 (tridhjetë) ditë kalendarike nga dita e parë e shpalljes në portalin “Shërbimi Kombëtar i Punësimit”.

10. Lista e dokumenteve që duhet të plotësojë kandidati është sipas lidhjes nr.1, që i bashkëlidhet këtij vendimi dhe është pjesë përbërëse e tij.