“Brukseli jep alarmin: Ekonomia shqiptare drejt krizës.
Të dashur miq, Raporti i fundit i Komisionit Europian për ekonominë e vendeve të rajonit jep alarmin për ekonominë tonë. Për herë të parë në 8 vite, Shqipëria, në dallim nga të gjitha vendet e tjera të rajonit po ecën drejt krizës dhe përkeqësimit. Raporti konstaton si një kërcënim madhor rritjen nga qeveria Rama – Meta, me dekretin e gropës të tetorit dhe buxhetin e katastrofës të dhjetorit, të borxhit publik me 1 miliardë e 400 milionë dollarë apo 3.2 herë më shumë se në 8 vite të marra së bashku.
Raporti thekson uljen absurde nga qeveria të planit të të ardhurave në tatime dhe dogana, madje edhe nën planin e vitit 2012, dhe jo shkurtimin, por rritjen me 30% të shpenzimeve si faktorë të tjerë madhorë që shtyjnë ekonominë drejt skenarit grek të krizës ekonomike. Sb”, shkruan ai.