Berisha: Rama rrezik për lirinë e mediave në vend

65

berisha-fbIsh-kryeministri dhe njëherazi deputet i Partisë Demokratike Sali Berisha u shpreh sot se mediat janë në rrezik nga kërcënimet e vazhdueshme që u bën sipas tij, kryeministri Rama.

Sipas Berishës, ky është presioni më i egër që iu bëhet mediave në 23 vitet e fundit.

“Mediat ne rrezik! Të dashur miq, mediat e vendit, 3 muajt e fundit janë në terror të paparë nga vet Edvin Rama, që si manjak i papërmbajtur shan me libër shtëpie, kërcënon me taksa, heqje liçensash, rrafshim të pronave, gazetarë, drejtorë, pronarë të mediave të vendit.

Piktori deshtak tërbohet për çdo kronikë, intervistë, debat apo video që flitet kundër tij dhe qeverisë së tij. Me tone kërcënuese, ai jo në pak raste ka urdhëruar dhe imponuar çensurim, manipulim në interes të tij apo përsëritje të lajmeve, debateve, kronikave televizive, videove që e demaskojnë atë dhe rrethin e tij. Ky është presioni me i egër mbi mediat e vendit në 23 vitet e fundit. Mediat, mjerisht, jo në pak raste, po dorëzohen.

Me manarin e tij ka ndërtuar rrjetin e informatoreve të paguar çdo muaj fshehtas që kanë si detyre të njoftojnë në kohë reale çdo lajm, kronikë, emision, debat, që flet jo mirë për atë dhe qeverinë apo që mbështet opozitën. Por rastet e qëndresës ndaj kësaj paranoje nuk mungojnë. Kështu, pas transmetimit të videos që fakton vjedhjen me urdhër të tij të deklaratave financiare të shqiptareve të 20 viteve, ai u telefonoi duke u çjerrë me tërbim gazetarëve dhe pronarëve të medias në fjalë, me një seri kërcënimesh deri dhe fizike”, shkruan Berisha ne Facebook.

Më tej Berisha sjell një episod që sipas tij ka ndodhur me një lajm mbi Autoritetin e Mediave Audiovizive.

“Por trimoshit i ranë pendet dhe u bë pule kur thanë: “Qetësohu vlla, qetësohu! Se video që ju patë është vetëm e para nga një seri e tërë audiovizuale për jetën tuaj private dhe publike”. Të nesermen ndodhi një tjetër, e pabesueshme për ju, por ka ndodhur. Rama i shpërfytyruar i telefonon kryesorit të lajmit në TCH dhe thuhet se i njoftoi pushimin nga puna sepse ai kishte transmetimin e nje interviste nga Brukseli, ne te cilen Rama paralajmerohej: “Mos guxo te prekesh AMA-n”, por i ra telefoni nga dora kur mori si pergjigje nga kryelajmesi i TCH: “Te fala Sandrit”!”

Sipas ish-kryeministrit, kreu i qeverisë aktuale Rama lufton mediat dhe kjo betejë është kundra lirisë.
“Të dashur miq, beteja e neobllokmenit Edvin Kristaq Rama me mediat është betejë kundër lirive tona. Protesta jonë e fuqishme është rruga e vetme për të mbrojtur mediat e lira të vendit!!”