Berisha: Rama-Meta, sollën Enverin në Varrezat e Dëshmorëve

60

Sali BerishaIsh-kryeministri Berisha komentoi në rrjetin social “Facebook” ceremoninë e djeshme të qeverisë në Varrezat e Dëshmorëve, me rastin e çlirimit të vendit nga pushtuesit nazifashistë.

Berisha shkruan se qeveria “Rama-Meta”, solli fantazmën e Enver Hoxhës në Varrezat e Dëshmorëve. “Dje, në ditën e çlirimit të vendit, por sipas kalendarit bizantin të vendosur në Beograd 68 vjet më parë, krerët e mazhorancës Rama – Meta, i vranë për herë të dytë dëshmorët e kombit.

Ata me një skenar djallëzor, vendosën kurora me lule në nderim të tyre dhe e bënë këtë në praninë direkte të Enver Hoxhës, portretet e të cilit dominonin në shesh, sikur të ishim në vitin 1987.

Më pas, Edi Rama për të dëshmuar autorësinë e këtij skenari, zgjodhi me kujdes dhe vendosi në fb fotot e ceremonisë, ku spikatin portretet e atit të tij shpirtëror”, shkruan Berisha.