Qeveria ka shpallur një sërë koncesionesh për dhënien ne përdorim të hapësirave për peshkim në disa laguna të Shqipërisë, të cilat po i licenson këto ditë. Ditën e premte, datë 28 qershor, janë mbledhur sekretari i përgjithshëm (MV), drejtori i përgjithshëm (AM) dhe drejtori i pershkimit (PC) per te mbyllur procedurat.
Megjithëse e shkarkuar tashmë nga vota e 23 qershorit, qeveria Berisha po përpiqet të përdor 2 mujorin e trazicionit në detyrë për të shpërdoruar pasuritë kombëtare dhe për të bërë ndere personale për klientët e saj. Dje eshte mesuar se qeveria ka shpallur një sërë koncesionesh për dhënien ne përdorim të hapësirave për peshkim në disa laguna të Shqipërisë, të cilat po i licenson këto ditë. Së pari, procedurat bazohen në “Ligjin për peshkimin”, ndërkohë që të gjitha procedurat lidhen me kultivimin e peshkut dhe si të të tilla duhet të mbështeten në “Ligjin për Akuakulturën” që nuk është miratuar ende. Po ashtu procedurat e konkurrimit per leje te ngjajshme duhet te miratohen me pare me një vendim te qeverise, por edhe kjo gjë nuk ka ndodhur ende. Ndërkohë midis lejeve të ndryshme ka cenime të rënda të zonave të mbrojtura. Ja disa prej tyre:
1. Saranda, Gjiri i Armurës
Bazuar në VKM rr. 693, datë 10.11.2005 “Për Shpalljen e kompleksit ligatinor të Butrintit “Park Kombëtar””, gjiri i Armurës është Zonë qendrore e ruajtjes së biodiversitetit, e shënuar në hartë me “A”, që përcaktohen si zona me vlera të mëdha për natyrën dhe biodiversitetin. Në këtë zonë zbatohet shkalla e parë e mbrojtjes, pra nuk lejohet asnjë lloj aktiviteti ekonomik.
2. Kurbin, Zona ligatinore Patoku i Vjetër, djathtas derdhjes se lumit Mat
Në kundërshtim me germën “a” të pikës 4, të VKM Nr.995, datë 3.11.2010 “Për shpalljen “rezervat natyror i menaxhuar” të ekosistemit natyror ligatinor të Patok – Fushëkuqe – Ishëm” Në këtë zonë zbatohet shkalla e parë e mbrojtjes, pra nuk lejohet asnjë lloj aktiviteti ekonomik.
3. Lezhë, Laguna e Merxhanit- ne zonën ujore Gjerdath,
Në kundërshtim me germën “a” të pikës 4, të VKM Nr.432, datë 28.4.2010 “Për zgjerimin e kufijve të rezervatit natyror të menaxhuar Kune-Vain-Tale”. Në këtë zonë zbatohet shkalla e parë e mbrojtjes, pra nuk lejohet asnjë lloj aktiviteti ekonomik.
4. Lezhë, Laguna Vain, Zona e Zajes, vendi i quajtur Beltojë
Në kundërshtim me germën “a” të pikës 4, të VKM Nr.432, datë 28.4.2010 “Për zgjerimin e kufijve të rezervatit natyror të menaxhuar Kune-Vain-Tale”. Në këtë zonë zbatohet shkalla e parë e mbrojtjes, pra nuk lejohet asnjë lloj aktiviteti ekonomik.
Ditën e premte, datë 28 qershor, janë mbledhur sekretari i përgjithshëm (MV), drejtori i përgjithshëm (AM) dhe drejtori i pershkimit (PC) per te mbyllur procedurat. E gjithë kjo është në kundërshtim me ligjin dhe një veprim korruptiv që mund të anulohet nga qeveria që ka fituar zgjedhjet. Kryeministri i majtë Edi Rama që nis detyrën në shtator paralajmëroi kryeministrin në detyrë disa ditë më parë të ndal veprime të tilla.