Berisha: Ndryshimi është padije, vrer dhe urrejtje në veprim

69

kryeministri-sali-berisha-11Pas publikimi të planit që PS bëri në lidhje me skemën e raportimit financiar të sektorit publik, vjen dhe reagimi i Kryeministrit në ikje Berisha.

Berisha deklaron se, piktori i ngatërron financat me ngjyrën mavi, zymtësi dhe vrer. Ai thotë se ky është ndryshimi, padije vrer dhe urrejtje në veprim.

Piktori lexon financat publike si Ungjillin sipas Canit apo Kuranin sipas Cacit! 

Të dashur miq, në fletë rrufenë e tij për financat “piktori” dëshmon padije, vrer dhe injorancë totale në çdo fjalë dhe frazë të tij. Për çdo njeri që njeh abc-në e financave publike është e qartë si drita e diellit se në financat publike të Shqipërisë çdo qindarkë hyn nëpërmjet bankave dhe vetëm bankave dhe çdo qindarke shpenzohet nëpërmjet thesarit dhe vetëm thesarit, i cili mund të kontrollohet on-line nga çdo qytetar.

 Për Shqipërinë dhe për çdo vend tjetër të lirë të botës, përfshirë këtu dhe SHBA, prodhimi i brendshëm, borxhi publik dhe tregues të tjerë kryesorë fiskal ekonomike përllogariten dhe publikohen së paku një herë në vit nga Banka Botërore, FMN dhe për vendet europiane edhe nga Komisioni Europian. Por “piktori” financat i ngatërron me ngjyrat mavi, zymtësi dhe vrer. Ai i lexon ato si Ungjillin sipas Canit (Çimit) apo Kuranin sipas Cacit. Prisini, prisni, ky është ndryshim!! Padije, vrer dhe urrejtje në veprim! Sb”, deklaron Berisha.