Berisha kërcënon ushtarakët: Dilni në protesta dhe do t’ju heq statusin

51

berisha sadKryeministri në ikje, Sali Berisha, ka reaguar në lidhje me fshehjen e vendimit për kalimin e SHQUP në pronësi të Bashkisë së Tiranës me destinacion për Partinë Demokratike. Berisha ka deklaruar se vendimi u mbajt për arsye se, nuk ishte dekretuar nga Presidenti i Republikës dhe kërcënoi ushtarakët, se nëse do të guxojnë të dalin në protesta do t’iu hiqet statusi.

Çështja e tretë, shumë  e rëndësishme, lidhet me vendimin që kaluam në mbledhjen e kaluar. Brenda pesë minutave, mediat e kontrolluara nga Edi Rama thanë se qeveria e fshehu vendimin. Kjo qeveri nuk fsheh asnjë vendim e asnjë germë. Do të shihni tjetrin, por unë nuk fsheh kurrë. 

Ka një të vërtetë. Vendimi nuk u zbardh, pasi ishte bërë një gabim. Vendimi për kalimin e SHQUP-it në pronësi të Bashkisë së Tiranës, me destinacion për Partinë Demokratike, nuk mund të vinte në mbledhjen e qeverisë pa u dekretuar nga Presidenti i Republikës dhe qeveria nuk mund të marrë asnjë vendim, me të cilin parakalon kompetencat e Presidentit të Republikës. Ndaj vendimi u mbajt dhe nuk mund të zbardhej se, në rast se Presidenti nuk do ta dekretonte, vendimi mund të bëhej i paqenë. Kjo është arsyeja. Nuk ka asnjë arsye për të fshehur asgjë”, -tha Berisha.

Kryeministri në largim Berisha, ka kërcënuar ushtarakët duke deklaruar, se nëse guxojnë të dalin në protesta, do të humbin statusin e tyre.

Dolën më në protestë në shkelje të statusit, një nga një do të humbasin statusin. Ata marrin një pension të veçantë, sepse kanë një status. Më thonë se ka kënduar Vaçe Zela, le të vendosim një pllakë aty, apo Gaqo Avrazi, njeri i nderuar. Atëherë hajde t’i nderojmë me një pllakë. Por neve nuk na duhen ahengjet që bënte Petrit Dume dhe Hito Çako.  E mbyll, duke i thënë zotit Rama se në atë ciu-ciun e djeshëm ke treguar të gjithë moralin e shpëlarë që ke si njeri. Selia e Partisë Socialiste ka një hapësirë dy herë e gjysmë më shumë sesa selia e Partisë Demokratike dhe askush nuk e ka vënë kurrë në diskutim. Ai qëndrim ishte një qëndrim i hapur armiqësor ndaj forcës kundërshtare, por vetë fjalori ishte gjëja më e denjë për piktorin. Fjalori ishin ngjyrat e tij”,-deklaroi Berisha./e.k/