Berisha fton popullin në protestë: Rama-Meta të vendosur për asgjesimin e opozitës

55

berisha -bodeIsh-kryeministri Sali Berisha fton qytetarët në protesta në mbrojtje të opozitarizmit dhe opozitës së vendit. Përmes rrjetit social fb, Berisha thekson se kreret e aleances anti-integrim Rama-Meta kane vendosur te asgjesojne opoziten e vendit duke i mohuar, te drejten kushtetuese themelore te opozites, te drejten per krijimin e komisioneve hetimore.

“Te dashur miq, kreret e aleances anti-integrim Rama-Meta kane vendosur te asgjesojne opoziten e vendit duke i mohuar, ne nje hark kohor te shkurter, per te dyten here rradhazi, te drejten kushtetuese themelore te opozites, te drejten per krijimin e komisioneve hetimore, pra te drejten e kontrollit parlamentar. Me kete akt dyshja anti-integrim Rama-Meta de facto asgjeson opoziten si institucion sovran ne kuadrin kushtetues te nje vendi, e shtyp ate dhe e shnderron ne nje organizate pa asnje vlere, thjeshte nje gjethe fiku e shtetit policor te neobllokmeneve shqiptar. Ndaj i bej thirrje popullit opozitar te ngrihet ne protestat me te fuqishme dhe mbroje me cdo kusht opozitarizmin dhe opoziten e vertete te vendit, misionin e saj jetik dhe vendimtar per lirite dhe te drejtat tona, per sistemin demokratik ne Shqiperi!” shkruan Berisha.

2 ditë më parë Konferenca e kryetarëve nuk pranoi kërkesën e Partisë Demokratike për ngritjen e një komisioni hetimor për shkarkimet dhe zëvendësimet në polici.

Kryetari i Grupit të PD-së Edi Paloka në një prononcim për median nga kryesia e Kuvendit deklaroi se mazhoranca kishte rrëzuar kërkesën. Sipas Palokës ky veprim tregon qartazi se qeveria është jo vetëm e kapur nga krimi, por po drejtohet nga krimi

Ndërkohë Ilirjan Celibashi ministri për Marrëdhëniet me Parlamentin u shpreh se komisioni nuk mund të ngrihej pasi do të kishte mbivendosje të kompetencave.