Beqaj: Spital të ri rajonal për qarkun e Fierit

61

beqajMinistri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, garantoi sot mbarëvajtjen e punës në Spitalin Rajonal të Fierit, pavarësisht vështirësive. Beqaj shprehu gjithashtu vendosmërinë për ndërtimin e një spitali të ri rajonal në qarkun e Fierit.
Ministri Beqaj zhvilloi një vizitë në spitalin e Fierit, për t’u njohur nga afër me situatën aktuale në të, por edhe me vështirësitë me të cilat ndeshen përditë mjekët dhe pacientët që marrin shërbim shëndetësor në të. “Të vetëdijshëm për vështirësitë, do të vijojmë të garantojmë mbarëvajtjen e punës në Spitalin Rajonal të Fierit”, u shpreh ministri Beqaj.
“Zhvillimi i pakontrolluar urban këto 23 vjet i ka vënë duart në fyt edhe Spitalit Rajonal të Fierit”, shkruan Beqaj në një postim në faqen e tij zyrtare në rrjetin social Facebook.
Gjatë vizitës, ministri i Shëndetësisë u prit në spitalin e Fierit nga drejtorja Antoneta Dhima, nëndrejtori teknik Kliton Gjerazi dhe përfaqësuesja e Bankers Petroleum.