Bëhet i pasur duke shitur ajër

64

ajerNjë student francez ka fituar mijëra euro duke shitur kanaçe me ajër të freskët. Antoine Deblay vendosi të ofronte nga 250 mililitra ajër në qytetin e tij Montcuq që gjendet në jugperëndim të Francës. 22-vjeçari për herë të parë e publikoi idenë në ueb-faqen financuese “KissKissBankBank” dhe u befasua kur përfitoi rreth 800 euro nga investimi i tij. Pastaj ai krijoi një faqe të veten në internet dhe filloi të ofronte produktin ‘100% bio’, ndërsa një kanaçe prej 250 ml (“Air de Montcuq”) e shiste për 5.5 euro (së bashku me tarifën postare). Vetëm brenda tri javësh ai mori mbi një mijë porosi. “Ajri i Montcuq është qind për qind organik, ju ndihmon në thellësitë e qytetit për të freskuar idetë. Është ideal kur keni nevojë për frymëzim kreativ”, ka thënë Deblay. Ai e ka kufizuar shitjen vetëm deri 10 litra në javë, prandaj blerësit duhet të shpejtojnë me porositë.