Përmes një letre drejtuar Inspektoriatit Ndërtimor Urbanistik Kombëtar, e cila mban datën dy dhjetor 2013, bashkia e Vlorës thekson se INUK duhet të ndërhyjë për ndërtimet që preken nga rehabilitimi mjedisor i vijës së mbrojtur bregdetare.
“Kërkojmë ushtrimin e përgjegjësive të INUK-ut, si institucion në vartësi të Ministrisë së Zhvillimit Urban dhe Turizmit, që me infrastrukturën e vet logjistike, të ndërhyjë për prishjen e pasurive të paluajtshme, pronë private, objekte, sipas listës bashkëlidhur, miratuar me VKM nr 1015, datë 27.11.2013 “Për shpronësimin, për interes publik, të pasurive të paluajtshme, pronë private, objekte, që preken nga rehabilitimi mjedisor i vijës së mbrojtur bregdetare, Ujë i Ftohtë-Tuneli, Bashkia Vlorë”, -thuhet në letrën drejtuar INUK-ut.
Bashkia thekson se kërkesa bazohet në vendimin e Këshillit të Ministrave për shpronësimin, për interes publik, të pasurive të paluajtshme, që preken nga rehabilitimi mjedisor i vijës së mbrojtur bregdetare.