Basha: Në protesta kundër mashtrimeve të qeverisë Rama-Meta

55

Lulzim-Basha-PD-deklaron1-565x413Kreu i PD-së Lulzim Basha në një konferencë për shtyp ka hedhur akuza ndaj qeverisë Rama. Basha tha se Rama mashtron për uljen e taksave dhe për gjithë premtimet e tij. Kreu i PD-së deklaroi se PD ka depozituar 39 amendamente për buxhetin dhe paketën fiskale.

“Konceptet tona për zhvillimin ekonomik mbështeten në vlerat e lirisë, ndryshe nga konceptet regresive të paraqitur nga Rama-Meta dhe që kanë fshirë nga fjalori fjalën zhvillim. Asnjë kryeministër në botë nuk do të guxonte të gënjente për uljen e taksave, po të kishte një miligram të vërtetë se ka ulur taksën e fitimit, sipërmarrja dhe unë do t’i thurnim lavde këtij çlirimtari, por sipërmarrja është në revoltë të trefishtë, se rritja e 50% e taksës së fitimit, arbitraritet fyes, e poshtëron sipërmarrjen duke e akuzuar se paguan nën dorë për të përligjur rritjen e taksës”, tha ai.

(…)

Ne nuk pretendojmë ta detyrojmë shumicën të votojë atë që nuk e ka kulturë, program, vizion, PD-ja ka depozituar 39 amendamente për buxhetin dhe paketën fiskale, mbi dy parime; interesi publik, premtimet elektorale të Ramës që e sollën në pushtet, premtimet dhe mbajtja e tyre janë kontrata e çdo qeveri me zgjedhësit. (..) Partia Demokratike ka propozuar heqjen e TVSH-së për ushqimet bazë të shportës,legalizimin falas për zonat informale, shëndetësi falas me zero kontribute për qytetarët, sigurimi i vaditjes dhe kullimit për çdo metër tokë, heqjen e akcizës së naftës për fermerët si dhe heqjen e TVSH-së për imputet në bujqësi”, theksoi lideri i të djathtëve.

Basha deklaroi se do të ngrihen në protesta kundër masave të marra nga Rama që po e zhyt vendin në krizë.