Deklarata bëhet në rrjetin social, Facebook, ku Basha thekson se cdo trajtim me emocione që u bëhet marrëdhënieve të Shqipërisë me fqinjët, janë amatorizëm dhe dëm për vendin.
“Vendosja publike e një rendi të rëndësisë strategjike midis fqinjëve, është çoroditëse për perceptimin ndërkombëtar të vendit.
Kujdes! Politika e jashtme dhe institucionet e sigurisë kombëtare nuk janë në vendet demokratike, instrumente të propagandës dhe kapitalit politik.
Politika e jashtme dhe integrimi evropian i Shqipërisë duhet të udhëhiqen nga racionaliteti, maturia dhe vazhdimësia. Trajtimet emocionale, amatorizmi dhe etja për tu dukur janë të dëmshme për interesat e vendit. L.Basha”.
Reagimi i Bashës vjen kështu pak ditë pasi kryeministri i zgjedhur Edi Rama kreu në vendet fqinje, Turqi, Greqi e Itali.
Rama gjatë vizitës në Turqi theksoi se ky vend është një partner strategjik për Shqipërinë, deklaratë që ngjalli shumë reagime në fushën e diplomacisë dhe atë politike