Avni Gjanaj, një përfaqësues shumë i denjë për komunën Ganshoren

132

Avni Gjanaj, 52 vjeç, banor i komunës Ganshoren është vëllai i madh i deputetit Ahmet Gjanaj. Ai do të garojë për herë të parë në zgjedhjet lokale të 14 tetorit 2018 në listën «Samen-Ensemble» që do të thotë «bashkë» në numrin 10 në komunën Ganshoren.
Avni Gjanaj rrjedh nga një familje tradicionale e Kukësit, e arratisur nga diktatura komuniste enveriste. Prindërit e Avni Gjanajt kanë arritur në Belgjikë në vitin 1962 bashkë me gjyshërit e Avniut, xhaxhain dhe nusën e xhaxhait të Avniut si dhe 2 vëllezër, 2 motra dhe 2 kushërinjët e Avniut. Ishte vala e dytë e refugjatëve dhe të të arratisurëve të regjimit komunist, vala e parë që erdhi në vitin 1956 regjistroi ardhjën e parë masive shqiptarësh në Belgjikë. Kjo ardhje është kremtuar me disa aktivitete në 2016 për 60 vjetorin.
Kjo valë refugjatësh shqiptarë erdhi përmes marrëveshjeve të arritura në organizatën e Kombëve të bashkuara dhe shoqërimin e disa organizatave joqeveritare bamirëse si Caritas international. Ishte koha kur ekonomia në vendet përendimore lulëzonte ashtu dhe nevoja për krahë të reja pune kështu që nuk zgjati shumë dhe gati të gjithë këto refugjatë u punësuan dhe fëmijtë e tyre filluan shkollimin në një gjuhë të padëgjuar ndonjëherë ! Asnjë nga këto familje nuk dëshironte të instalohej përfundimisht në Belgjikë por shpresonin që diktatura komuniste të rrëzohej duke ua mundësuar kthimin në vendlindjën e tyre. Edukata familjare në kushte të tilla do ruante autenticitetin dhe me fëmijtë e kësaj gjenerate nuk bëhej asnjë kompromis për mësimin e gjuhës shqipe, kulturën dhe traditat shqiptare !
Është pikërisht në këtë kontekst që është rritur Avniu që lindi si shumica e fëmijëve të këtyre familjeve në vendin pritës Belgjika. Çdo datë e rëndësishme për kombin shqiptar kujtohej dhe festohej me fanatizëm nga ky komunitet embrion shqiptar. Aty brohoritej slogane të natyrës : Rroftë Shqipëria e lirë e demokratike!», «Vdekje komunizmit, vitin tjetër, të gjithë në shqipëri!» e të tjerë. Megjithatë, integrimi i shqiptarëve ndodhi relativisht mirë dhe shpejt aq sa gazetat belge prezantonin komunitetin shqiptar si një model për të ndjekur për komunitetet tjera!
Avni Gjanaj rritej duke respektuar maksimalisht Belgjikën për mikpritjën e saj dhe gjithashtu duke trashëguar gjuhën dhe traditat shqiptare. Shkëmbimet brenda komunitetit me organizimin e festave private apo kolektive ishin të mëdha dhe rinia merrte pjesë aktivisht në organizimin dhe mbarëvajtjën e tyre, ashtu siç bëri dhe Avniu. Prandaj, Avni Gjanaj e ka të ngulitur dashurinë për gjithçka është shqiptare. Ai nuk heziton të shpalos ngjyrat shqiptare dhe të ekspozojë me ditë të tërë flamurin kombëtar në fasadën e shtëpisë së tij duke qenë shumë krenar për origjinën e tij.
Ai ka qenë rregullisht i angazhuar në organizimin e eventeve me karakter atdhetar bashkë me të vëllain Ahmet Gjanaj. Avniu, është i specializuar në montimin e ekspozitave dhe panaireve të ndryshëm si këtu Belgjikë ashtu dhe në vendet e Evropës përendimore. Aftësitë e tij profesionale në punë por veçanërist aftësitë e tij menaxhuese të ekipeve të punës e kanë spikatur si një ndër elementet më të mirë në sektorin e tij. Ai drejton dhe ka drejtuar ekipe punëtorësh në panaire të mëdha ku koha e montimit ishte shumë e vogël dhe stresi shumë i madh. Avniu është një karakter këmbëngulës për të arritur rezultatin dhe nuk është e rastësishme që ai nuk ka dështuar kurrë në montimin e panaireve në kohën e vetë sipas programit.
Megjithatë, konkurrenca e vendeve të lindjës në këtë sektor ka qenë vdekjeprurëse për një pjesë të mirë të firmave të montimit si ajo e Avniut. Avniu vazhdon në këtë sektor por më rrallë dhe në këto momente kur afrohet data e zgjedhjeve Avniu po i kushtohet fushatës që të realizohen gjëra praktike për banorët e komunës Ganshoren dhe komunitetin shqiptar në veçanti. Me energjinë e tij të madhe dhe krijimtarinë në gjetjen e metodave më të mira të punës dhe të tregut, ai do të orientojë aktivitetet e tij profesionale në konsulencën për organizimin e panaireve.
Avniu tregon se duke qenë gjithmonë i preokupuar nga të gjitha problemet që hasin banorët e lagjës dhe të komunës, ai kujdeset që lagjia e tij të jetë e qetë dhe e pastër. Nuk heziton të kontaktojë komunën për t’i transmetuar vrejtjet që dëgjon nga banorët e lagjës. Avniu ka vite që përfaqëson lagjën e tij dhe merr pjesë aktive në zgjidhjen konkrete të problemeve të ndryshme duke kontaktuar shërbimet përkatëse : sigurimi, pastërtia e rrugëve, sinjalizimi i defekteve në ndriçimin e rrugëve, problemet e qarkullimit, etj.
Në këtë mënyrë, Avniu u spikat dhe nga anëtarët e Partisë Socialiste frankofone të asaj komune si një militant të dorës parë dhe nuk shkoi gjatë deri sa erdhi të më tregojë se Partia Socialiste i kishte propozuar që të kandidonte në zgjedhjet lokale të 14 tetorit 2018 madje duke i dhënë një vend shumë të mirë në listë. E njeh mirë i vëllai Ahmeti i cili thotë se « Avniu ka kapacitete shumë të mira komunikative dhe bindëse». I ka bërë të gjitha fushatat me të vëllain dhe çiltërsia natyrore e tij e bën atë një kandidat serioz që ka shumë gjasa që të bëhet anëtar i ardhshëm i Këshillit komunal.
Avni Gjanaj, natyrisht, është pjesë e grupit të kandidatëve shqiptarë në disa komuna të Brukselit që punojnë ngushtësisht me Ahmet Gjanajn duke përthithur nga eksperienca e tij si në të gjitha kompetencat dhe menaxhimit komunal ashtu dhe duke synuar avancimin e komunitetit tonë. Diversiteti i profileve të këtyre kandidatëve dhe bashkëpunimi me deputetin, e bëjnë këtë grup një grup strategjik që nuk mund të mos sjell rezultate të lakmueshëm për banorët e komunave të ndryshme ku garojnë dhe në veçanti për komunitetin shqiptar e këtyre komunave!