Athinë, shkrumbohet nga zjarri autobusi i agjencisë turistike shqiptare

71

Një autobus i një agjencie turistike shqiptare është djegur në Athinë. Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e sotëm në sheshin Karaiskaki në lagjen “Metaksurgjio”.

Tre makina zjarrfikëse u angazhuan për shuarjen e flakëve. Brenda një ore zjarri u shua, por pa mundur të shpëtojnë asgjë nga mjeti.

Mësohet se autobusi bënte udhëtime drejt Shqipërisë, Turqisë dhe Bullgarisë.

Siç raportojnë mediat greke, pronari i autobusit ishte i habitur nga ngjarja pasi siç ka treguar ai nuk kishte marrë kurrë ndonjë kërcënim.