Atentat në derën e shtëpisë biznesmenit të kromit, Hasan Talja

54

policiaNjë 42-vjeçar është vrarë dje me armë zjarri, në pragun e shtëpisë së tij. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në rrugën “Mihal Grameno”, në Tiranë, ku persona ende të paidentifikuar kanë qëlluar me armë zjarri Hasan Taljan, nga Bulqiza. Talja është dërguar me urgjencë drejt spitalit, por nuk ka mundur t’i shpëtojë plagëve të marra, dhe ka gjetur vdekjen gjatë rrugës. Ende nuk dihen shkaqet e ngjarjes, por nga burimet paraprake mësohet se viktima ka pasur më herët një konflikt tek Tregu Elektrik, që ndodhet afër shkollës së Baletit në Tiranë.

Talja kishte në pronësi disa biznese në vendlindjen e tij, në Bulqizë, ndërsa vëllai i tij, Sabah Talja është arrestuar nga policia në qershor të vitit 2012, pasi iu gjetën në makinë rreth 300 kilogramë tritol, që dyshohet se do të përdorej për shpërthimet në zonën D, të minierës së Bulqizës.