Artan Hoxha për rastin Lala: Ngjarja më ka shokuar

77

Gazetari investigativ Artan Hoxha, ka reaguar përmes një statusi në Facebook ndaj sulmit me armë në banesën e prindërve të gazetares Klodiana Lala.

Në statusin e tij, Hoxha shpreh solidaritet me kolegen, me të cilën ka bashkëpunuar 15 vjet dhe shkruan se mbështetja e tij do të jetë gjithmonë krah kolegëve.

Në fund të statusit të tij, Hoxha i ka dedikuar edhe disa fjalë kriminielëve, duke shkruar se sulmi ishte një mesazh i qartë për gazetarët e terrenit.

Nuk ka asnje dyshim se bresheria e kallashnikovit qe ka terrorizuar dje ne mesnate familjen e koleges Klodiana Lala ka lidhje me detyren e saj si gazetare dhe si reportere e shkelqyer terreni.
Mesazhi eshte i qarte, vija e kuqe nuk duhet shkelur, nga reporteret e terrenit. Per fat te mire babai, nena e semure, vellai, motra dhe dy vajzat e Klodit qe kane qene ne banese kane shpetuar pa deme. Ngjarja me ka shokuar, me ka lene pa fjale dhe me ka tronditur pa mase. Jo thjesht pse ka vene ne shenjester Klodin me te cilen kam punuar prej 15 vitesh, ngjarja do ishte njelloj e rende sikur kedo nga reporteret apo gazetaret ta kishin vene ne objektiv. Nuk kam pike dyshimi se Klodi do te shkurajohet apo do te humbe qofte dhe nje fije nga guximi dhe kurajo qe e karakterizon ne profesionin e saj.

Ju kuptuam QARTË zotërinj kriminelë. Nuk na latë fije dyshimi se me kë kemi të bëjmë.