Arrestohet njëri prej autorëve të atentatit në Vlorë

71

Arrestohet njëri prej autorëve të vrasjes së mbetur në tentativë të ndodhur mbrëmjen e 6 gushtit 2018 në qytetin e Vlorës.

Pronari i një dyqani ushqimor i shpëtoi mrekullisht plumbave në drejtim të tij sapo kishte dalë nga dyqani.

Policia e Vlorës informon se ka ndaluar Fatjon Aliraj, 31 vjeç banues në Vlorë.

“Seksioni për Krimet Kundër Personit dhe Pasurisë pranë Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë ka bërë të mundur kapjen dhe ndalimin e këtij shtetasi në bazë të urdhërit të ndalimit të prokurorit datë 12.08.2018, si autorin e dyshuar në lidhje me ngjarjen e datës 06.08.2018, ku në lagjen “Pavarësia” Vlorë, Fatjon Aliraj ka tentuar të vrasë me armë zjarri shtetasin A.M” informoi sot (14 shtator) policia e Vlores

Ndaj tij rëndojnë akuzat “vrasje me paramendim” e mbetur në tentativë, kryer në bashkëpunim dhe “Mbajtje pa leje të armëve luftarake dhe municioneve”, parashikuar nga nenet 78, 22, 25 dhe 278 të Kodit Penal.

Në kërkim mbetet dhe personi i dytë i identifikuar nga policia me inicialet L.B.

Një ditë pas ngjarjes policia e Vlorës konfirmoi se autori L.B kishte dërguar një tjetër person të thërriste pronarin e subjektit tregtar për të dalë jashtë dyqanit dhe sapo ky i fundit i ishte afruar pranë tij autori i ishte drejtuar me fjalët: “Përse më mban në gojë!”

Më pas qëlloi në drejtim të tij. Fatmirësisht asnjë plumb nuk arriti të godasë, pronarin ndërsa të shtënat krijuan panik në qytet.