Arrestohet i dënuari për vrasje Roland Daullxhiu. Burime nga policia bëjnë me dije se ky shtetas u vu në pranga nga policia kufitare në pikën doganore të Muriqanit në Shkodër teksa tentonte të kalonte kufirin.
Gjykata e Tiranës pas arrestimit dha masën ‘arrest me burg’. Daullxhiun akuzohet për veprën penale vrasje në bashkëpunim.