Arrestohet grabitësi i supermarketit

20

policiaNjë 30-vjeçar është arrestuar sot pasi akuzohet për grabitjen me armë të supermarketit mbrëmjen e djeshme në qytetin e Durrësit. Supermarketi, përballë spitalit të qytetit, dhe 200 metra larg godinës së drejtorisë së Policisë u grabit  mbrëmjen e djeshme në lagjen 6 të qytetit. Fatmir Lukaj dyshohet se nën kërcënimin e armës dhe i maskuar ka grabitur paratë e xhiros ditore të supermarketit. Policia e Durrësit arrestoi Lukajn në lagjen 18, është sekuestruar edhe arma, me të cilën kreu grabitjen. Dyshohet se arma e grabitjes mund të jetë plastike, por ende nuk është konfirmuar.