Në një reagim të saj, “Amnesty International” theksojnë se 37 familje rome po dëbohen me forcë nga banesat e tyre dhe autoritetet shqiptare nuk kanë marrë masa për strehimin e tyre.
Rreth 37 familje të komunitetit rom që jetojnë tek parku i autobuzave janë kërcënuar që të largohen nga vendi ku banojnë prej vitesh. Një përfaqësi e tyre u takuan disa ditë më parë me Avokatin e Popullit Igli Totozani të cilit i kërkuan ndihmë.
Ndërkohë që Avokati i Popullit ka premtuar se do ta ndjekë këtë çështje dhe të drejtat e tyre. Sipas Totozanit duhet të bëhet gjithçka që të mos përsëritet rasti i komunitetit rom tek stacioni i Trenit të cilëve iu dogjën barakat.
Komuniteti rom në Shqipëri është një prej grupeve të cilëve iu shkelen mjaft të drejta. Kohët e fundit ky komunitet ka zhvilluar disa protesta në kërkim të të drejtave të tyre.