Ndërsa pak më pak se gjysma e tyre nuk kanë dijeni që njerëzit kanë evoluar nga specie të mëparshme.
Në sondazh janë pyetur 2 200 njerëz dhe është realizuar nga Fondacioni Kombëtar i Shkencës.
Në pyetësor u përfshinë 10 pyetje për fizikën dhe biologjinë. Përgjigjet e sakta ishin mesatarisht 6.5 të sakta. Kjo do të thotë se amerikanët mezi kalojnë klasën.
Sondazhi tregon se, vetëm gjysma e amerikanëve refuzojnë astrologjinë. Ata besojnë se horoskopi është “shkencë”.
Në këtë pikë përqindja më e lartë u arrit në 2004, kur 66% e amerikanëve e cilësonin astrologjinë tërësisht të pakuptimtë.
Por, ndërsa vitet kalojnë amerikanët pak nga pak e kanë humbur lidhjen e trilluar mes yjeve dhe njerëzve. Në kontrast, 92% e amerikanëve e cilësojnë horoskopin si të pavërtetë.