Sipas ambasadorit amerikan, provat e dala në media për implikimin e dyshuar të ish-ministrit në trafikun e drogës, janë tepër të rënda për t’u anashkaluar.
Donald Lu: “Rasti Tahiri? Qeveria e SHBA beson se kjo çështje është mjaftueshëm e rëndësishme sa meriton të vendoset në gjykatë nga një gjykatës që ka kaluar vetingun, sipas provave, dhe jo sipas presionit politik.
I ftuar në “Real Story”, ambasadori amerikan në ikje foli dhe për kanabizimin e vendit duke theksuar se mbjellja e lëndëve narkotike në Shqipëri është bërë me “bekimin” e politikanëve.
Donald Lu: Ajo që nuk është përfunduar është kapja e njerëzve që mbollën kanabisin. Dhe unë mund të them se disa prej tyre janë kriminelë të zakonshëm, disa prej tyre janë kriminelë të mbrojtur nga politika.
Lu e cilësoi interesant idenë e propozuar nga opozita për vettingun në politikë, por si diplomat në karrierë, ai citoi një shprehje amerikane, “Djalli qëndron tek hollësitë”.