AMA: KLD të nsi procedim disiplinorr nda gjyqtarit Artur Gaxhi

86

amaAutoriteti i Mediave Audiovizive kërkon nga Këshilli i Lartë i Drejtësisë marrjen e masave për fillimin e procedimit disiplinor ndaj  Artur Gaxhi, gjyqtar në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tiranë.

Sipas njoftimit zyrtar të “AMA-s”, AMA është palë e paditur në çështjen administrative me palë paditëse shoqëritë “Digitalb” sh.a., “Top Channel” sh.a., “Media 6” sh.a.
Pavarësisht kërkesës së AMA-s se çështja nuk është në juridiksion gjyqësor, pasi subjektet audiovizive nuk kanë ezauruar ankimin administrativ, kërkesa nga ky gjyqtar nuk u mor parasysh.
Sipas AMA-s. “Për shkak të vendimit të marrë nga gjyqtari Gaxhi, i cili vendosi pezullimin e zbatimit të vendimeve të AMA-s, si pasojë edhe pezullimin e procedurës së licencimit të rrjeteve numerike private kombëtare sipas beauty contest-it, shteti shqiptar rrezikon mosrespektimin e angazhimeve ndërkombëtare si dhe shkeljen e afateve të përcaktuara në marrëveshjet ndërkombëtare dhe legjislacionin e brendshëm për kalimin në transmetimet numerike. Sipas këtyre akteve, afati përfundimtar i kalimit në transmetimet digjitale është data 17 qershor 2015. Vendimin e pezullimit të garës AMA e konsideron në shkelje të hapur të vendimit Unifikues të Gjykatës së Lartë, nr 3, datë 06.12.2013.”
|Për më tepër thuhet në njoftim, për shkak të vendimit të gjyqtarit Artur Gaxhi, nga vonesat në lirimin dhe shfrytëzimin e spektrit të Dividentit Digjital, privohen gjithë shtetasit shqiptarë nga marrja e shërbimeve të teknologjive të avancuara, tashmë të përdorura gjerësisht në Evropë, si dhe cenohet një nga liritë themelore të njeriut, siç është liria për informim e shtetasve shqiptarë.”