“E shtunë e zezë për Shqipërinë. 6 te vdekur e 4 të plagosur në gjëndje të rëndë nga aksidenti i mëngjesit në Kukës-Shishtavec. Ndërsa vëmëndja dhe lutjet tona ishin tek viktimat dhe familjarët e aksidentit një tjetër ngjarje e rëndë ndodh në Fushë-Krujë. Shpërthimi i një granate i merr jetën një fëmije 6 vjec, fatmirësisht shpëtojne vetëm me lendime 3 fëmijë të tjerë.Pak minuta më vonë në Linzë, gjëndet i pajetë një 29-vjecar. Pasditja sjell një tjetër lajm të kobshëm. 5 të vdekur në një tjetër aksident tragjik në Sarandë.Ngushellime familjarëve dhe miqve të viktimave që humbën jetën sot. Zoti u dhëntë forcë dhe kurajo për ta përballuar dhimbjen. Lutemi qe të plagosurit të kenë shërim të shpejtë” shkruan Basha.
“Sot dite e zeze! Mengjes dhe mbasdite tragjike. Te dashur miq, sot dite e zeze, humbasin jeten ne aksidente tragjike rrugore 11 qytetare, 6 ne Shishtavec dhe 5 te tjere ne Sarande. Ne keto aksidente plagosen 7 te tjere, nje femije 6 vjec vritet ne nje granate, ne Nikel tre te tjere mbeten te plagosur. Ky eshte bilanc lufte, bilanc tejet tragjik. Duke ju uruar sherim te plote te plagosurve, le tu shprehim ne te dashur miq ngushellimet me te thella familjeve te viktimave dhe ti lutemi Zotit qe shpirtrat e Lindes, Meleqes, Bashkimit, Feimit, Zykriut, Zamirit, Taipit, Fejzos, Krenarit, Kristaqit, Petros qe humben jeten ne keto dy aksidente tragjike dhe vogelushit Fabian Tema qe u vra aksidentalisht nga nje bombe, te gjejne paqen e merituar! Ngushellime!” shprehet Berisha.
11 persona kanë humbur jetën në dy aksidente tragjike të ndodhur në Kukës dhe në Sarandë ditën e sotme. Aksidenti i parë ndodhi në Kukës rreth orës 06:30, ku furgoni me pasagjerë i cili po udhëtonte nga fshati Shtrezë drejt Kukësit ka dalë nga rruga duke rënë në një greminë 150 metra poshtë, dhe si pasojë humbën jetën 6 persona, ndërsa 5 të tjerë janë plagosur. Por rreth orës 15:15 ndodhi një tjetër aksident tragjik në Qafë Botë të Sarandës, ku dy makina janë përplasur me pasojë vdekjen e 5 personave