Ishte duke hapur gropa për ullinj në tokën e shtetit, por mbeti i vrarë nga bashkëfshatari i tij që sunonte të njëjtën gjë.
33 vjeçari nga Zhama i Lushnjës, Besnik Dingozi u qëllua me çifte në kodër tek po punonte me eskavator. Policia akuzoi dhe arrestoi për ngjarjen katër kushërinjtë, Haxhi, Skënder, Xhevair e Kudret Meta.
Midis fisit të viktimës dhe të autorëve prej kohësh ka pasur konflikt për këtë pronë, që nuk i përket askujt. Por meqë të dy palët e shfrytëzonin kanë nisur dhe pretendimet për pronësi, lakmi që i shtyu deri në vrasje. Për kontradiktat e dy fiseve ka pasur edhe denoncime, por që në asnje rast nuk u gjet zgjidhja.