“Vejusha e zezë”: Unë e vrava biznesmenin grek

76

Evangeli ZhangaShqiptarja Evangeli Zhanga ka pranuar para gjykatës greke se ka vrarë biznesmenin Tasos Tsagaropoulos dhe më pas e ka murosur në vaskë.

Mësohet se Evangeli Zhanga ka vepruar me dy bashkëpunëtorë për realizimin e këtij krimi, njëri prej të cilëve ishte shqiptar. Evangeli Zhanga njihet me disa emra, dhe është e kërkuar nga Interpol Tirana.

Po kështu, shqiptarja Evangeli Zhanga akuzohet edhe për vrasjen e bashkëshortit të saj në Sarandë, si dhe njihet si “vejusha e zezë” për mashtrime dhe vrasje të burrave.

Koha për drejtësi ka arritur për të ashtuquajturën “Vejusha e zezë”, minoritares shqiptare që vret e mashtron burra, pasi dje në gjyqin ndaj saj ishte e pranishme nëna e biznesmenit të murosur grek.

Eva (Evangeli) Zhanga, 52-vjeçarja nga Saranda, është akuzuar për vrasjen e 42-vjeçarit Tasos Tsagaropoulos, të cilin me ndihmën e një tjetër greku dhe një shqiptari, e kishte çimentuar.

 Nëna e grekut në gjyq 

Në mesin e dhjetorit mediet greke shkruanin në lidhje me një prej seancave ku ishte paraqitur në gjyq edhe nëna e viktimës. “Në bankën e të akuzuarve u ul e qetë, e veshur me një jelek antiplumb, Eva Zhanga,

gruaja nga Shqipëria, e akuzuar për vrasjen, që, sipas aktakuzës, e ka kryer më 24 maj 2009, duke pasur si bashkëpunëtor partnerin A,P, që vdiq disa muaj më vonë nga “kanceri” dhe një bashkëpatriot të sajin nga Shqipëria  me inicialet N. K, i akuzuar për ndihmë në aktin makabër.

Gjykimi filloi me rrëfimet e dëshmitarëve, ku numërohen plot 16 të tillë. Dje në gjyq dhanë dëshmitë e tyre 3 persona, ku mes tyre ishte edhe nëna e viktimës.

Sipas aktakuzës, 52-vjeçarja, fillimisht i hodhi qetësues biznesmenit grek në lëngun e portokallit dhe bashkë me partnerin e saj, e goditi Tason tri ose katër herë në kokë me një çekiç dhe më pas në qafë. Më pas, Eva, A.P dhe shqiptari N. K, e kanë murosur në vaskë.

Cila është “Vejusha e Zezë” 

Në regjistrat e gjendjes civile të Komunës së Dhivrit, ajo figuron me emrin Panago. Më tej është transformuar në Evangjelia, për të pësuar shndërrimin e fundit në Greqi, ku më së shumti njihet thjesht Eva.

Është person në kërkim nga policia shqiptare dhe Interpol Tirana. Pasi vrau të shoqin në Sarandë dhe iku në Greqi, shkoi në Amerikë, ku gjeti një burrë të pasur me të cilin u martua e fitoi shumë para. E bindi

burrin e radhës që të kthehen në Greqi, ku e braktisi në një azil pleqsh. Mbi të rëndojnë denoncime për rrëmbim pasurie nga familjarë të 13 burrave pleq në Kretë, Volos, Selanik dhe Peloponez.

Bëmat e Eva Zhangës vërtiten sa në instinktin e vrasëses, aq edhe në vesin e mashtrimit. Ndërkohë ajo kishte aftësinë të “ngjiste” shkallët e shoqërisë, duke ofruar trupin për njerëz të moshuar dhe të pasur derisa të paktën dy prej tyre rezultojnë të vrarë nga vetë ajo.