“Këshilla ime është, të mos ecni në rrugën e kritikave ndaj KiE. E vërteta është më e thjeshtë, unë njoh njerëz që nuk iu duk e vështirë apo e pabesueshme kur u thuhet që Bashkimi Europian donte të shihte sjelljen e opozitës dhe qeverisë së re. Nuk më pëlqejnë sjelljet e fundit politike, opozita dhe qeveria duhet të ndryshojnë sjellje. Opozitë e fortë nuk do të thotë të përkthesh në skandal çdo vendim të qeverisë. Gjithashtu edhe qeveria nuk duhet ta cilësojë administratën pronë, duke emëruar militantë”, u shpreh Hoffman.
Më tej ambasadori Hoffman theksoi se duhet të ndërmerren reformat ë rëndësishme të cilat duhet të jenë bindëse për Bashkimin Europian. “Duhet një reformë në administrate, a është e mundur të reformohet gjyqësori? Është një shprehje që “duhen dy veta për të vallëzuar tango”, prandaj duhet bashkëpunim maxhorancë-opozitë. Duhet të prezantohen reforma të shëndetshme dhe bindëse për BE-në”, tha ambasadori.