Sindikatat e këtij shërbimi ka deklaruar se do të zhvillojë një grevë 24-orëshe duke paralizuar kështu transportin urban në kryeqytet. Arsyeja sipas tyre është mos marrja e rrogave prej 3 muajsh nga punonjësit në këtë shërbim.
Kjo është ndërprerja e tretë e shërbimit të përditshëm urban. Para disa javësh, shoqëritë e transportit qytetas nuk ofruan shërbim për qytetarët për 4 orë duke krijuar kaos në rrugët e Tiranës.
Gjithashtu shoqata e transportit qytetas kërkon edhe uljen e akcizës së naftës për këtë shërbim dhe rritje të çmimit të biletës.