Tahiri, Haxhinasto prezantojnë Paketën e re të Sigurisë Rrugore

52

tahiri-haxhinastoMinistri i Transporteve Edmond Haxhinasto dhe ai Brendshëm, Sajmir Tahiri kanë dhënë një konferencë të përbashkët për shtyp, ku kanë prezantuar Paketën e Re për Sigurinë Rrugore. 

Në fjalën e tij Ministri Haxhinasto u shpreh se çdo drejtues mjeti do të kryejë një sërë testesh që të meritojë patentën e drejtimit të mjetit, por sipas ministrave, kjo paketë do të shmangë njëherë e përgjithmonë pagesat nën dorë.  

“Ndërhyrje në sigurinë rrugore, qëllimi i kësaj pakete është që të krijojmë një siguri më të madhe në rrugët e vendit dhe do të merremi me të gjithë elementët përbërës që e realizojnë këtë qëllim. Do të merremi me vetë rrugën, automjetin, drejtuesin e automjetet. Do vendosim një sistem të tillë cilësie që të mos korruptohet më. Do merremi me zbatimin e ligjshmërisë, aftësimin për ndërhyrje në raste emergjencash dhe me ndërgjegjësimin e publikut sepse mendojmë që para së gjithash kjo është një çështje me përmasa kombëtare. Kontroll të detyrueshëm edhe për elementë të tillë si cilësia e motorëve dhe për cilësine e gazrave. Do prezantojmë edhe një testim të domosdoshëm në procesin e aftësimit që është ai psikofizik, një mjet shumë i rëndësishëm për të dalluar aftësinë e individëve në funksion të aftësive të tyre për drejtimin e automjeteve dhe për të mos shkaktuar aksidente. Ndërhyrje do të ketë sa i takon sinjalistikës në rrugë dhe elementeve të tjera të sigurisë”, u shpreh Haxhinasto.
Sipas ministrit të Brendshëm, Sajmir Tahiri, qeveria është e vendosur të luftojë edhe shkaqet që shpien në aksidente, që nga sensibilizimi i drejtuesve, edukimin, masat që kanë të bëjnë me sigurinë e rrugës, sinjalistikën. Sipas ministrit të Brendshëm, Tahiri kjo është masa më drastike e marrë ndaj një drejtuesi mjeti. “Jemi të vetëdijshëm që këto rrezikojnë të mbeten në letër, nëse nuk kujdesemi për zbatimin e tyre. 10 ditë burg nëse do të kapesh duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur.  Do të ndalet për të shmangur aksidentet me pasoja të rënda. Kur them tani, them menjëherë”, tha Tahiri.