Sipas statistikave te policise thuhet se 152 prej tyre jane ndaluar per perdorim alkooli dhe te tjeret ose nuk kane patur patente, ose nuk i kane qendruar patrullave te policise, kjo e fundit per shkak se kane patur njohuri per akisonin e nisur.
Por Prokuroria dhe gjykatat kane kerkuar dhe kane dhene masen e arrestit me burg vetem per 83 prej tyre. Duke u bazuar ne statistika, gjate kater muajve te fundit, organet e drejtesise ne 400 rastet e ndodhura arrestuan vetem 17 prej tyre.
Por diçka ndrysoi ne janar, ku nga 207 raste te ndaluara, 51 prej tyre, ose nje e katerta e tyre u mbajtën ne arrest. Policia serish mbetet e pakenaqur ne lirimin sidomos te personave problematike ne qarkullimin rrugor emrat e cileve nuk behen publike. Fakti qe vetem numri i te ndaluarve per pije alkoolike eshte sa dyfishi i atyre, qe u eshte dhene masa me burg nga gjykata, ka reflektuar ne pakenaqesi jo vetem tek policia por edhe tek Ministria e Brendshme.
Duke patur rezerva per menyren se si po trajtohet nga drejtesia aksioni i qarkullimit rrugor per disiplinimin e drejtimit te mjeteve ne vend, Ministria e Brendshme eshte duke pare me larg. Juristet e saj jane duke punuar per hartimin e nje projektligji per ndryshime ne Kodin Rrugor dhe Penal, per te dhene ne menyre automatike dhjete dite burg per te gjithe ata qe kapen ne gjendje te dehur ne automjetet e tyre. Kjo sipas juristeve nuk do t’i jape shume mundesi gjykatave dhe prokuroreve per te liruar problematiket e qarkullimit rrugor. Duke perdorur afatin dhjeteditor te burgut si afatin me te shkurter per burgosjen e drejtuesve te dehur, Ministria e Brendshme synon te ule numrin e aksidenteve, qe vine si pasoje e shofereve qe konsumojne alkool. /tch