Policia e kryeqytetit ka mundur të parandalojë një atentat me bombë të lidhur me telefon celular mbrëmjen e sotme. Policia ka ndaluar një 30 vjeçar të cilit ju gjetën dy telefona celular. Operacioni i policisë u krye në një lokal në aksin rrugor Tiranë-Vorë.
I ndaluari është Albert Stafa 30-vjeç i cili ka qenë më parë i arrestuar për shfrytëzim prostitucioni. Efektivët e komisariatit numër 6 kanë sekuestruar dy telefona celular.


