Kryeministri shqiptar, Edi Rama do të jetë në Milano ditën e premte, për disa takime me sipërmarrësit e Rajonit të Lombardisë. Takimi i parë do të jetë në selinë e Bosch me disa dhjetëra sipërmarrës, duke vijuar më pas me takime të tjera me Assolombarda. Ditën e shtunë Rama do të bëjë një vizitë në Institutin European të Onkologjisë, ku do të takohet me themeluesin e tij Umberto Veronesi.
Në këto takime Rama shoqërohet nga një grup paralametarësh të mazhorancës, që kanë si qëllim të jenë një urë lidhëse mes ndërmarrjeve italiane dhe institucioneve shqiptare dhe që `procesi i frikshëm i procedurave burokratiketë mos jetë më një pengesë`.Në Milano, Rama do të ketë edhe një vizitë në Konsullatën shqiptare, e cila do të ofrojë shërbimet e saj edhe për qytetarët e Kosovës, në kuadër të marrëveshjeve me Prishtinën.
Në një takim dypalësh, më 11 janar, Tirana e Prishtina kanë firmosur edhe një deklaratë partneriteti strategjik. Qeveria e Tiranës, ka si qëllim të forcojë bashkëpunimin me të gjithë vendet e Rajonit, duke përfshirë këtu edhe Serbinë. Në axhendën e Ramës, pa asnjë datë të caktuar, parashikohet edhe një vizitë në Beograd e cila do të jetë vizita e parë e një kryeministri, pas më shumë se 60 vitesh.


