Aty pranë ndodhen negociatorët e policisë duke u përpjekur të kthejnë mendjen 30 vjecarit. Pak para orës 10:00 dy negociatorët arritën t’i afrohen e të bisedojnë me të riun, i cili iu kërkoi atyre një cigare.
Nga informacionet paraprake, mësohet se 30 vjecari ka qenë më parë në një klinikë psikiatrike. Sipas policisë, kërkesat e tij nuk janë të qarta, por në mes tyre ai përmend se dëshiron “të pastrojë” emrin e tij.
Në vendngjarje ndodhet edhe ambulanca, ndërsa janë evakuuar vizitorët e Kullës dhe nuk lejohen kalimtarë pranë saj.