Videoja u publikua në internet të dielën nga një grup militant nga Dagestani, një rajon me shumicë myslimane. Nuk dihet se kur janë filmuar pamjet e transmetuara në këtë video.
Në video, dy burra paralajmëruan presidentin Vladimir Putin se ata i kanë përgatitur atij një “dhuratë” për Olimpiadën Dimërore në Soçi. Dy burrat e paraqitur në video morën përgjegjësinë për sulmet vetëvrasës me bomba të muajit të kaluar në Vollgograd, në të cilat u vranë 34 vetë. Pretendimet e tyre nuk janë konfirmuar nga mediume të pavaruara.
Në një zhvillim tjetër, punonjësit e një hoteli në Soçi i thanë gazetarëve se kanë parë afishe në të cilat kërkohet një grua nga Dagestani. Ajo është përshkruar si një e ve 22-vjeçare e një militanti të vrarë nga forcat ruse të sigurisë vitin e kaluar. Në deklaratën e shpërndarë nga autoritetet thuhet se gruaja, e identifikuar si Ruzanna Ibragimova, mund të jetë në Soçi ose afër tij dhe mund të jetë duke planifikuar kryerjen e një sulmi.
http://youtu.be/zviTlMFJW_w