Ndërsa ka përgënjeshtruar deklaratat e PD-së për këtë ngjarje, MB-ja duke theksuar se me transparencë po i paraqet publikut të gjitha shifrat e kriminalitetit.
Deklarata e plotë
Ministria e Punëve të Brendshme dhe Policia e Shtetit është e detyruar të përgënjeshtrojë përsëri deklaratat e subjektit PD, sipas të cilit një plagosje me armë ka ndodhur në mjediset e Postës së Policisë Mamurras më datë 17 janar.
Ministria e Punëve të Brendshme dhe Policia e Shtetit ripërsërit angazhimin dhe përkushtimin për të bërë transparencë, lidhur me punën e saj, shifrat e kriminalitetit dhe rezultatet në luftën kundër krimit të organizuar e korrupsionit.
Edhe këtë rast ngjarja nuk është fshehur dhe për më tepër nuk ka ndodhur në ambientet e Postës së Policisë në Mamuras.
Konkretisht nga Drejtoria e Policisë së Qarkut Lezhë, që më datë 17 janar është dhënë njoftimi përkatës, i cili i është përcjellë përfaqësuesve të medias.
Lidhur me këtë ngjarje, më datë 17 janar, Drejtoria e Policisë së Qarkut Lezhë ka informuar se:
Më datën 17.01.2014, rreth orës 01:00, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit:
-Elson Bukurosh Kalaveri, 27 vjeç, banues në Thumanë-Krujë,
Arrestimi i ketij shtetasi u bë pasi më datën 17.01.2014, rreth ores 00.45, në qytetin e Mamurrasit, ka plagosur me armë zjarri, për motive të dobëta, shtetasin G. K., vjeç 36 banues në Thumanë Krujë, i cili ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore në spitalin Ushtarak Tiranë.
Falë ndërhyrjes shumë të shpejtë nga ana e Patrullës së Policisë Mamurras, menjëherë mbas ndodhjes së ngjarjes është bërë e mundur kapja dhe arrestimi i autorit, së bashku me armën e krimit e llojit Pistolet HS, me nje krëhër me katër fishek të kalibrit 9 mm. Gjatë këqyrjes së vendit të ngjarjes u gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale një gëzhoj, kalibrit 9 mm.
Materialet i kalojnë Prokurorisë së rrethit gjyqesorë Kurbin, për veprën penale të “Vrasjes me dashje “ e mbetur në tentativë, dhe “Mbajtjes pa leje të armëve dhe municioneve” parashikuar nga nenet 76-22, dhe 278/2 të Kodit Penal.