Ministri Tahiri komentoi edhe situatën në Lazarat, ku vijon të prodhohet lëndë narkotike, duke theksuar se është një çështje problematike dhe intensive, që nuk është vetëm çështje policore. “Në lazarat ka çështje problematike dhe intensive. Duhet të ndërgjegjësohen vetë lazaratasit, pasi aty nuk bëhet fjalë vetëm për çështje policore, por edhe më e thellë”.
Tahiri, ka folur edhe për lirimin e kreut të bashkisë Kamëz, Xhelal Mziu dhe drejtorit të kufirit në Kapshticë, Ylber Zyberi duke u shprehur se qeveria Rama-Meta, dhe institucioni që ai drejton, janë të vendosur në punën e tyre “për të mos lejuar që segmente të gjyqësorit të cënojnë luftën ndaj korrupsionit. Këto janë raste sporadike dhe besoj se pandëshkueshmëria nuk do të jetë më fenomen në Shqipëri”, tha Tahiri.