“Rama çon vendin në kolaps, administrata, 9 ditë pa paga. Të dashur miq, në kohën kur Greqia përgatitet të dalë nga gremina e recesionit, Edi Rama njoftoi me cinizëm se Shqipëria u fut në recesion, gjatë 3-mujorit të tretë të vitit. Klima e terrorit ndaj biznesit ka tulatur ekonominë, ka zeruar investimet vendase dhe i ka ekspozuar shqiptarët para rreziqeve që sjell varfërimi. Futja e vendit në kolaps po shoqërohet me krizën e pagave, çka po afron një rritje galoponte çmimesh, por edhe një revoltë të punonjësve të administratës publike. Rilindje. EP”, shkruan Paloka.