Kancelarja gjermane Angela Merkel ka pësuar një aksident, teksa ka qenë duke bërë ski, në shpatet malore të Shën Moritz. Mediat e huaja raportojnë, se Merkel ka pësuar dëmtime në pjesën e legenit dhe i është rekomanduar regjim shtrati.
Kjo është dhe arsyeja e anulimit për 3 javë, të gjithë aktiviteteve politike dhe diplomatike të Kancelares gjermane.
Aksidenti i Kancelares Merkel, vjen pak kohë pas aksidentit të rëndë të Michael Schumacher, i cili ndodhet akoma në gjendje të rëndë në spital.



