Ky subjekt politik, ende e ka nënkryetarin e parë të partisë, Blerim Shala, në postin e koordinatorit politik të këtij dialogu, shkruan “Tribuna”.
Megjithatë, përbrenda AAK-së që nga fillimi kishte disa mospajtime rreth pozicionit që ky subjekt politik ka mbajtur në raport me bisedimet dhe marrëveshjet.
Së fundit, nënkryetari i saj, Ahmet Isufi, konfirmon se AAK nuk mund të mbështes tutje një proces po degradon dita- ditës.
“Dialogu ka devijuar dhe ka degraduar në dëm të Kosovës”, ka thënë Isufi. Sipas tij, ka një kohë të gjatë që palët në bisedime po harxhojnë kohë duke i rikthyer në rinegocim çështjet për të cilat tashmë ka marrëveshje dhe është dashur që moti të zbatohen./kn/