Arrestimi i tre ish-komisionerëve, përkatësisht Robert Myftari, Veledin Myftari, Vladimir Kararaj, është bërë i mundur pas vendimit të Gjykatës së Apelit në Vlorë. Fillimisht për tre ish-komisionerët e Partisë Demokratike në zgjedhjet e 2009 ishte dhënë masa “detyrim paraqitje”, por më pas çështja shkoi në Gjykatën e Apelit.
Ndërkaq, vetëm një javë më parë, kjo gjykatë dha masën e sigurisë “arrest me burg” për këta tre persona.